Ahmetaj: Pagat e gjyqtarëve e 
prokurorëve do të rriten 100% 

Ahmetaj: Pagat e gjyqtarëve e <br />prokurorëve do të rriten 100% 
Pagat e gjyqtarëve e prokurorëve do të rriten 100%, me një kosto totale në buxhetin e shtetit prej 20 milionë dollarësh në vit. Të dhënat janë bërë publike nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë konferencës “Përdorimi i Përgjegjshëm i Fondeve Publike”.

Ai tha se një kosto e tillë është e domosdoshme për një reformë të efektshme në sistemin e drejtësisë.

"Financimi i kësaj reforme është domosdoshmëri. Në harkun e tre viteve, shuma do të jetë gati 20 milionë dollarë në vit. Ka të bëjë me pagat e gjithë sistemit të drejtësisë, i rrite pagat 100% sistemit të drejtësisë. Ka institucione të reja që krijohen, të cilat financohen plotësisht", u shpreh Ahmetaj. 

E pranishme në konferencë, Ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vllahutin tha se reforma në drejtësi dhe në financat publike janë thelbësore për të rritur besimin e qytetarëve te institucionet publike.

"Kam besim të plotë se reforma në drejtësi dhe ajo në sistemin financiar janë dy prej reformave themelore për të ngritur besimin e qytetarëve te institucionet. Besimi që u sjell qytetarëve siguri dhe liri. Liri nga korrupsioni, liri nga çdo faktor që ju pengon të shfaqni talentin tuaj dhe barazi", u shpreh ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.  

Qëllimi i konferencës “Përdorimi i Përgjegjshëm i Fondeve Publike” është të prezantojë në një diskutim publik, reformat e ndërmarra në kuadër të mirëmenaxhimit të financave publike, si dhe sfidat e ardhshme në këtë drejtim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS