Ahmetaj: Për herë të parë Evropa e sheh Ballkanin si zgjatim të domosdoshëm të tregut evropian
TIRANE – Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, tha të martën se për herë të parë Evropa e sheh Ballkanin si një zgjatim të domosdoshëm dhe tejet të rëndësishëm të tregut evropian.
TIRANE - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, tha të martën se për herë të parë Evropa e sheh Ballkanin si një zgjatim të domosdoshëm dhe tejet të rëndësishëm të tregut evropian. "Tryeza e ministrave të Ekonomisë do të fokusohet në katër shtylla, duke synuar përafrimin fizik të tregut të Ballkanit Perëndimor, Ballkanit në tërësi, me tregun evropian", tha Ahmetaj në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm, Bushati nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, ku u nis për të marrë pjesë në samitin e Berlinit.
Sipas Ahmetajt, në tryezën e ministrave të Ekonomisë, infrstruktura qoftë ajo rrugore, autostrada e kaltër, infrastruktura energjitike apo nyjet hekurudhore që përafrojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, do të jenë në fokus të diskutimeve. Ahmetaj tha se projektet e infrastrukturës do të konceptohen në mënyrë të integruar me të gjitha projektet e mundshme rajonale apo evropiane.
Po ashtu, theksoi Ahmetaj, synohet edhe mbështetja për sipërmarrjen në aspektin e transferimit të njohurive apo metodologjive të reja të mësimdhënies. Këtu ai theksoi se në aspektin e arsimit profesional, modeli gjerman është shembull dhe i gjithë rajoni do të tentojë të tërheqë atë njohuri, ta bëjë të veten, në mënyrë që forcat e punës të përafrohen me të gjitha ato nevoja që ka Bashkimi Evropian dhe tregu ballkanik në integrim e sipër.
Turizmi është një tjetër sfidë, tha Ahmetaj, i cili duhet të integrohet fillimisht ndër vete dhe më pas me atë europian, si një sektor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik. Ai theksoi se Shqiperia brenda Ballkanit shihet si një promotor i zhvillimit rajonal dhe integrimit evropian./ATSH/
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.1%
-
Jo
18.6%
-
Ndoshta
11.3%
Vota total: 1213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?
23 Korrik, 09:58
-
Tiranë/ Aksident i katërfishtë në zonën e Porcelanit! Makina i pret rrugën Audit, shoferi përplaset me dy automjete të tjera dhe përfundon në trotuar
23 Korrik, 09:58
-
Abuzimi 77 mln lekë me tenderat, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetarin e bashkisë Finiq, Leonidha Hriston dhe 4 ish-zyrtarë
23 Korrik, 09:48
-
Durrës/ Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë pasagjeri
23 Korrik, 09:32
-
Namir Lapardhaja: Kur flet Ilir Meta për 21 janarin!
23 Korrik, 09:27
-
Tiranë/ Ishin duke festuar në një lokal te Rruga e Kavajës, plagosen me armë zjarri 3 të rinj! Në kërkim shoku i tyre që i qëlloi
23 Korrik, 09:11
-
Gjelbërimi i peizazheve baritore të Bjeshkëve të Topojanit në Kukës, destinacion i preferuar i turizmit malor
23 Korrik, 09:03
-
Itali/ Shembet ballkoni i pallatit në Napoli! 2 të vdekur dhe 13 të plagosur, mes tyre 7 fëmijë
23 Korrik, 08:54
-
Janë vetëm iluzionet e Albin Kurtit!
23 Korrik, 08:43
-
Barcelona do të rrisë taksën turistike
23 Korrik, 08:28
-
Pas shërimit nga Covid, Biden kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë
23 Korrik, 08:27
-
Kamala Harris konsolidon me shpejtësi mbështetjen e demokratëve, siguron 81 milionë dollarë fonde për fushatën
23 Korrik, 08:23