Ahmetaj: Për të arritur nivelin e BE
na duhet guxim spektakola

Ahmetaj: Për të arritur nivelin e BE<br />na duhet guxim spektakola
TIRANË – Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ka deklaruar  sonte në tv “A1Report”, në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo", se Shqipëria mund ta kapë nivelin ekonomik të Bashkimit Europian nëse rritet me 6% në vit dhe BE, me 1% dhe atë nivel ne e kapim vetëm në vitit 2039! Kjo do të thotë se një qeveri, jo vetëm kjo aktuale, por edhe të tjerat pas saj, duhet të jenë të guximshme dhe të bëjnë kapërcime spektakolare, ndryshe, jemi duke folur kot."

Ministri iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Babaramo lidhur me çfarë negocioi Qeveria me FMN-në; cila është e vërteta e kushteve të FMN-së; a do ketë rritje taksash këtë vit; sa përqind të borxhit ndaj biznesit ka shlyer Qeveria; çfarë lehtësish i ofrohen biznesit; si mund të jetë atraktive, ekonomia shqiptare etj.

Ai shpjegoi gjithashtu borxhin e trashëguar: "Trashëguam 720 milionë USD borxhe dhe ka ende duke u skanuar, duke u deklaruar, se ende nuk ka përfunduar, por Qeveria ka shlyer afro 220 milionë deri tani, sepse është Qeveri e përgjegjshme,"- theksoi ai.

Lidhur me importin e makinerive e pajisjeve, si tregues të rritjes ekonomike, Ahmetaj tha se importi është rritur "por jo aq sa do dëshironim ne si Qeveri; është rritur besimi i sipërmarrjes tek ekonomia shqiptare dhe kompanitë tani kanë filluar të importojnë makineri e pajisje."
 
Përsa i përket punësimit, viti 2013 tha ministri ka qënë i vështirë përsa i përket krizës globale. Por ka një shifër shumë interesante se janë regjistruar 25 mijë vende të reja pune. "Por, të thuash se janë punë e re, është jo e saktë," - vërejti ai, - "por dalje nga shiriti gri në të bardhë, që tregon se ka qënë punë pa sigurime. Pra, kjo është sukses, sepse tregon se po luftohet informaliteti. Statistikisht janë 25 mijë vende të reja pune.

Nga ana tjetër, mund të thuhet se manifaktura është duke marrë porosi serioze nga vende evropiane, pra, ka shenja shumë interesante , por nuk është ende një trend i konsoliduar. Nëse shpejtojmë në hedhjen e parave të buxheti në ekonomi, besojmë se si Qeveri kemi bërë punën e duhur."

I pyetur për akuzat e PD-së se janë zhdoganuar 220 ton më pak cigare, Ahmetaj tha se “nuk dua të flas fare për të kaluarën, sepse rezultatet janë 100 milionë USD më shumë se në kohën e tyre. TVSH ka një rritje spektakolare, 20% më shumë.Kjo do të thotë që kemi kapur atë informalitetin, "lumenjtë që rrjedhin e nuk shihen me sy." Kjo do jetë "kënga ime", - tha ai.
 
Përsa i përket situatës energjitike, Ahmetaj tha se "gjysma e kabinetit qeveritar i ka sytë tek ajo reformë dhe Banka Botërore është e angazhuar në ndihmën ndaj Qeverisë për sektorin energjitik. Personalisht mendoj se ky sistem nuk rregullohet me arnime, por ka nevojë për operacion të thellë. Jemi duke e diskutuar edhe brenda Qeverisë këtë reformë sepse nuk shtyhet më kur gjysma paguan e gjysma jo. Fatura e energjisë do paguar sepse krijon një rrezik të madh, një falimentim tëtë gjithë sistemit. Deri tani ka ndodhur një privatizim i dështuar, por unë besoj se kompanitë duhet të funksionojnë si koorporata,”- theksoi ai ndër të tjera.

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot