Ahmetaj: Porti i Durrësit ndalesa
unike për eksportuesit kosova

Ahmetaj: Porti i Durrësit ndalesa<br />unike për eksportuesit kosova
Porti i Durrësit do të kthehet në portën unike për të gjithë eksportuesit kosovar, me qëllim rritjen e lehtësimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona.
 
Kështu ka deklaruar nga prishtina Ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë takimeve që ka zhvilluar në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, me homologen e tij dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
 
Ai propozoi që Porti i Durrësit të kthehet në një port me procedura unike për eksportuesit nga Kosova, pra të jetë ndalesa e tyre e vetme në territorin shqiptar, duke shkurtuar kohën, ulur kostot dhe reduktuar ndjeshëm procedurat për sipërmarrjen.

Për sa i përket produkteve sezonale, avanca në doganat shqiptare dhe doganën kosovare do të jetë nëpërmjet “korsisë së gjelbër” në mënyrë që të mos kemi asnjë pengesë dhe asnjë vonese në doganat tona” – u shpreh Ahmetaj.
 
Në takimin mes dy delegacioneve, Ministri Hoti tha se bashkëpunimi intensive mes dy Ministrave duhet të shtrihet edhe në nivel teknik, me qëllim harmonizimin e procedurave që çojnë drejt unifikimit të tregjeve tona.
 
Ahmetaj u shpreh se palët do të përgatisin një inventar të arritjeve të deritanishme, nisma ve në proces dhe propozimeve të reja,sëbashku me problematikat e ngritura nga sipërmarrja në të dy vendet.
 
Kam kërkuar ofrimin e shërbimit doganor 24 orë në shtatë ditë të javës për eksportuesit” – tha Ministri Ahmetaj, gjë e cila sipas Ministrit Hoti ka pasur një impakt shumë pozitiv tek bizneset kosovare. Po kështu Ministri premtoi lehtësimin e procedurave për eksportin e perimeve të freskëta dhe produkteve të sezonit.

Palët ranë dakord gjithashtu për njohjen reciproke të të gjitha certifikatave dhe licencave të lëshuara nga autoritetet e shteteve përkatëse, ndërsa Ministri Ahmetaj parashtroi edhe disa propozime të reja.
 
Një tjetër propozim i Ministrit ishte avancimi i paketës së integrimit ekonomik rajonal, në një paketë konkrete për takimin e Parisit në kuadër të Procesit të Berlinit.
 
Në takimin me Ministrin Hoti, Ahmetaj ngriti shqetësimin e biznesve shqiptare të lidhur me tarifën në terminalin doganor të Kosovës, për të cilën Ministri Kosovar i Financave premtoi se sëbashku me ekipin e tij, do të punohet për të ofruar shumë shpejt një zgjidhje në favor të sipërmarrjes.
 
Pas takimit Ministrat morën pjesë në Tryezën e përbashkët të dialogut me sipërmarrje të të dy vendeve, me temë “Të bëri biznes, sfida te qasjes në tregjet respektive”.
 
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë Ministri Ahmetaj pati një takim miqësor me Presidentin Thaci, ndërsa në mbyllje të vizitës, u takua edhe me Ministren e Ekonomisë dhe Tregtisë Hykmete Bajrami.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501