Ahmetaj prezanton masat e sezonit
turistik: Fokus pastrimi dhe siguria
Ministri i Turizmit, Arben Ahmetaj, ka prezantuar sot planin e tij të masave për sezonin e ri turistik në vend. Nga ishulli i Sazanit, ministri Ahmetaj tha se plani do të nisë me pastrimin e plazheve publike, por një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rendit publik dhe shërbimit shëndetësor.
Ministri i Turizmit, Arben Ahmetaj, ka prezantuar sot planin e tij të masave për sezonin e ri turistik në vend.
Nga ishulli i Sazanit, ministri Ahmetaj tha se plani do të nisë me pastrimin e plazheve publike, por një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rendit publik dhe shërbimit shëndetësor.
"Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dy javë më parë ka filluar pastrimin e plazheve, nëpërmjet Agjencisë së Bregdetit, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, pasi pushteti vendor është në proces zgjedhor nuk është në gjendje ta përmbushë këtë detyrë", tha Ahmetaj.
Edhe qarkullimi i mjeteve dhe shmangia e trafikut është një ndër masat që do të ndërmerren në zonat turistike më të populluara.
"Me Ministrinë e Brendshme gjithashtu është hartuar edhe plani i monitorimit të akseve kryesore, jo vetëm për të evituar aksidentet, por edhe për të shmangur trafikun e madh që harxhon kohë dhe krijon probleme me rehatinë e grupeve turistike", shtoi ministri Ahmetaj.
Nga ana tjetër, në fokus do të jetë dhe sinjalistika rrugore dhe ajo e destinacioneve. "Ministria e Transportit gjithashtu, dhe ajo e infrastrukturës po punon për sinjalistikën e rrugëve kryesore të përdorura nga qarkullimi turistik. Në të njëjtë kohë, bashkëpunimi nga të dyja agjencitë, qoftë Agjencia Kombëtare e Turizmit, qoftë ajo Bregdetit është fokusuar edhe tek sinjalistika e destinacioneve turistike, kulturore dhe historike", nënvizoi kreu i MZHETTS.
Gjithashtu është parashikuar që këtë vit, për herë të parë në plazhe dhe zona të tjera turistike të ngrihen urgjenca shëndetësore në dispozicion të të cilave do të ketë edhe autoambulanca./shekulli/
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.4%
-
Jo
17.9%
-
Ndoshta
11.7%
Vota total: 1776
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Heqja e vizave për serbët e Kosovës, Kurti: E padrejtë dhe dekurajuese për integrimin e tyre
23 Korrik, 16:04
-
Frikë nga sulmet terroriste, Lojërat Olimpike nën masa të rrepta sigurie
23 Korrik, 16:00
-
'Vizita' e teatrit Migjeni hap siparin e 'Prizren Fest'! Morina: Në festival dhe Spanja, vend që s'ka njohur pavarësinë e Kosovës
23 Korrik, 15:52
-
Certifikohen 55 udhërrëfyes të rinj, Kumbaro: Një armatë e re profesionesh në tregun e turizmit
23 Korrik, 15:52
-
Telashe për FIFA-n, paditen nga Ligat dhe Sindikatat e Futbollistëve: Abuzim i pozicionit dominues
23 Korrik, 15:51
-
Rrezatimi i diellit, çfarë rreziku sjell për lëkurën, shikimin dhe jetën! Si të mbroheni
23 Korrik, 15:49
-
Netanyahu në Uashington në mes të paqartësive politike në SHBA
23 Korrik, 15:34
-
Strategjia kundër korrupsionit 2024-2030, Pirdeni takim me Dhomat e Bizneseve dhe të Tregtisë: Aleancë me biznesin për promovimin e integritetit
23 Korrik, 15:22
-
Operacioni ‘Territor i pastër’ në Shkodër, asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabisi! Kontrolle edhe me helikopter
23 Korrik, 15:18
-
Plagosja e 3 të afërmve nga djali i pronarit të ‘Lajthizës’ gjatë një feste, në pranga 2 persona: E ndihmuan të fshihte armën
23 Korrik, 14:41
-
Dimal, ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, në hetim nëna
23 Korrik, 14:24
-
Vlorë/ Makina plagos dy të mitur në Lungomare
23 Korrik, 14:12