Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtarë, tha se prioritet në këtë mandat do të jetë arsimi, shëndetësia, turizmi dhe infrastruktura. Sipas ministrit, për sa i përket infrastrukturës rrugore kemi një rritje me 42%, në shëndetësi sipas tij investimet do të shkojnë drejt cilësisë së shërbimit, ndërsa në arsim rritja shkon në 3.1% të PBB.
/Shqiptarja.com
“Arsimi infrastruktura shëndetësia dhe turizmi janë prioritet. Ka një shumë të konsiderueshme që do të përdoret për mbështetjen e fermerëve. Fokus do të jetë ujitja dhe kullimi.
Për sa i përket infrastrukturës rrugore kemi një rritje me 42%. Arsimi ka rritje të konsiderueshme shkon në 3.1% të PBB. Investimet në shëndetësi do të shkojnë në cilësinë e shërbimit. Viti 2018 do të jetë për ndërtimin e një spitali rajonal Fier.”, tha Ahmetaj
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












