Ahmetaj: Prodhimi bujqësor duhet të ecë me ritmin e kërkesave të tregut

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj vlerësoi sot rritjen e ndjeshme të eksporteve të prodhimeve bujqësore, duke shtruar kërkesën e rritjes së prodhimeve edhe për tregun sipas kërkesave në rritje.
Ministri Ahmetaj gjatë punimeve në prezantimin e "Fondit Kombëtar të Garancisë në bujqësi dhe zhvillimin Rural", ku po zhvillohet dialogu Qeveri-Banka-fermerë, vleresoi se: "eksportet bujqësore vjet u rritën në 20%, ndërsa në tre muajt 2015, vetëm nga agroindustria ka kërcim në eksporte me 24%".
Ministri gjithashtu shprehu urgjencën që ka sot prodhimi bujqësor ndaj kërkesave të mëdha që ka tregu.
Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, rritja e prodhimit bujqësor përbën një nga drejtimet kryesore dhe orientim të programit të Qeverisë.
Ndër të tjera, sipas tij, "dy elementë kryesore janë orientimi i qeverisë për rritjen e mbjelljes së produkteve me mbështetjen e skemave subvencionuese, që janë në funksion, pasi vendi duhet të plotësojë kërkesat që tregu ynë. Deri tani, prodhimet bujqësore nuk po arrijnë akoma që të plotësojë kërkesat".
Ministri Ahmetaj shtoi se "janë mbi 800 milionë euro produkte agroushqimore që importon Shqipëria cdo vit".
Duke u ndalur tek programi i fundit i Bankës Botërore, ministri Ahmetaj vlerësoi mundësinë që kanë kwto fonde për të tërhequr të tjerë donatorë, me qëllim shtimin dhe përmirësimin e këtij instrumenti financiar, në shërbim të zhvillimit të bujqësisë dhe agropërpunimit./atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!