Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në një konferencë për mediat, ka dhënë një pasqyrë të gjerë sa i përket të dhënave për ekonominë e vendit. Duke u ndalur tek punësimi, ministri i Financave, theksoi se gjatë vitit 2017 punësimi u rrit me 4 për qind.

“Punësimi u rrit në 2017. Po ta shikoni, 2017-ta në krahasim me 2014 ka një ulje drastike, 4 për qind papunësia në një rritje serioze gati 4 për qind të pjesëmarrjes në forcat e punë”, u shreh Ahmetaj.

Kryefianciari u ndal edhe tek bizneset e reja. Sipas shifrave të Ahmetajt, gjatë vitit të kaluar janë hapur 14 mijë biznese të reja.

Neto janë 14 mijë biznese të reja në vitin 2017. Kam sjell dy muajt e vitit 2018. 2840 biznese të reja nga të cilat 248 janë biznese të huaja, pra janë investime të huaja”, nënvizoi Ministri.

 

d.gj/ Shqiptarja.com