Ahmetaj: Qiraja 1 euro për ambientet
kursimet tani kthejini në vende pune

Ahmetaj: Qiraja 1 euro për ambientet<br />kursimet tani kthejini në vende pune
TIRANË - Qeveria ka nisur që të marrë në konsideratë kërkesat e bizneseve të fasonëve, të cilët kërkojnë më shumë lehtësira në aktivitetin e tyre. Për këtë qëllim, asetet shtetërore të papërdorura do të vihen në dispozicion të biznesit fason, vetëm me një euro për metër katror.
 
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, e bëri të ditur sot këtë fakt gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e biznesit fason. Ahmetaj tha se, kjo ulje e tarifave të qirasë synon të rrisë vendet e punës.

“Këto ndryshime në këtë vendim që të jepen sipërfaqe dhe ndërmarrje me qira 1 euro janë bërë që kostot që ju shpenzonit deri më tani ta ktheni në vende pune, në zhvillim për Shqipërinë”, tha ministri Ahmetaj për ndryshimet që janë bërë në ligjin për marrjen me qira të tokave dhe të hapësirave.

Ministri Ahmetaj ka bërë të ditur se, këto ndryshime nuk janë ende të plota pasi do të bëhen edhe ndryshime të tjera, që ky vendim të jetë më i plotë dhe të jetë  i qartë.

Ministri Ahmetaj, mblodhi gjatë ditës së sotme grupin e punës që do të hartojë vendimin për lehtësimin e biznesve me fason. Në takim u diskutuan 34 propozimet e sjella nga fasonistët, një pjesë të të cilave do të realizohen në një paketë të posaçme.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot