Ahmetaj:Rimbursi brenda 30 ditësh jo
veç për kompanitë 100% eksportuese

Ahmetaj:Rimbursi brenda 30 ditësh jo<br />veç për kompanitë 100% eksportuese
Një ndryshim i procedurave tatimore të sapomiratuar nga Qeveria bën të mundur rimbursimin e menjëhershëm të TVSH-së edhe për kompanitë që nuk kanë aktivitet 100% eksportues.
 
Në një dalje para mediave, Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se rimbursim brenda 30 ditëve tashmë do të përfitojnë edhe kompanitë, eksportet e të cilave zënë vetëm 50% të aktivitetit.

Vendimi vjen në kuadrin e paketës së lehtësive për procedurat tatimore që po merret në shqyrtim nga Qeveria. 

Me rimbursim përfitojnë të gjitha biznese. Përfitojnë 2500 subjekte. Kjo është një mbështetje për eksportuesit shqiptar. Masë lehtësuese për eksportuesit e mallrave shqiptarë. Brenda 30 ditëve rirmbursim të TVSH edhe kur bizneset janë në kontroll nga Tatimet” ka thënë ai.

Nga ky lehtësim përfitojnë 1050 kompania, ndërkohë që sipas Ministrit Ahmetaj, nga biznesi kanë ardhur rreth 400 propozime për ndryshimin e afërisht 50 procedurave tatimore.

Deklarata e Ministrit  Arben Ahmetajpas Mbledhjes së Këshillit të Ministrave‏

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës