Ahmetaj rrëzon ofertën e PD: E
kthen ekonominë në gropën e '12

Ahmetaj rrëzon ofertën e PD: E<br />kthen ekonominë në gropën e '12
Qeveria ka reaguar për herë të parë mbi paketën e propozimeve qeverisëse të opozitës. Ministri i Financave Arben Ahmetaj teksa ka folur në foltoren e parlamentit, ka shigjetuar kryetarin e Partisë Demokratike, duke e akuzuar atë se përmes programit të ri, kërkon që të grabisë paratë e qytetarëve dhe të kthejë vendin prapa drejt greminës ku ishte në vitet 2012-2013. “Basha do të na kthejë në greminën e vitit 2012-2013 përmes taksës së sheshtë që nuk i shërben shtresave në nevojë që iu grabit 130 milion dollarë në vit. Qeveria e kaluar varfëroi shqiptarët. Kreu i opozitës kërkon që të grabisë qytetarët. Opozita ska lider, por administrator. Nëse nuk bëhet reforma në drejtësi nuk shpëton ky vend. Premtimet që bën administratori i opozitës me çfarë kuptoj dikush nuk e ndihmon.

Të gjitha shkurtimet që ai pretendon të bëjë e çojnë borxhin publik brenda një viti në 80% të PBB. Janë 635 mijë familje që nuk kanë mundësi. Për 610 mijë qytetarë administratori i opozitës kërkon t’i grabisë me një të rënë të lapsit 100 milionë dollarë. Vetëm klasës së mesme dhe shtresave në nevojë nuk i intereson. Dje foli për depozitat, është gjëja më qesharake që mund të thotë një administrator duke iu referuar shifrave. Në 2012 është numri minimal i depozituesve të vegjël të cilët janë varfëruar nga qeveria e Berishës. Administratori i opozitës, se lider do i duheshin 100 vite të bëhet, bën propozime qesharake për taksat. Pseudo-paketa e këtij njeriu e çon vendin mbrapsht, duke marrë para nga buxheti i shtetit dhe ja kthen të pasurve të këtij vendi”, tha Ahmetaj. Deputeti i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka deklaruar dje në Parlament se është kundër dënimit të Sali Berishës për thirrjen që ai bëri për armatosje dhe se parlamenti është ai që vendos me votë nëse e miraton ose jo një propozim të një deputeti të caktuar.

Ai ka shtuar se, maxhoranca e sotme e ka kthyer parlamentin në një tempull kacafytjesh e jo idesh ndërkohë që është bërë qesharak. “Parlamenti është kthyer në qesharak, tempull të kacafytjes. Berisha mund të ketë bërë sjellje shumë herë më të rënda se ajo. Nuk është hata e madhe kur një deputet bën një nismë të madhe. Berisha u ndëshkua me pa të drejtë, po dëmtohet parlamentarizmi. Nuk jam pro armatosjes, por pro nismave kushtetuese. Parlamenti diskuton projektligji dhe më pas i voton ose jo. Mazhoranca është e çoroditur, nuk jam pjesë e saj, pasi nuk funksionon” ka thënë Ndoka. Ai ka shtuar se, është kundër bojkotit të opozitës në parlament, ndërkohë që ka ftuar deputetët e maxhorancës që të mos e shijojnë një moment të tillë. ‘Para se të vija këtu, disa deputetë të maxhorancës më thanë se, përse po vij në Kuvend, pasi opozita nuk merr pjesë. Jam kundër bojkotit, debati politik duhet të zhvillohet në parlament' tha ai. 








Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501