Ahmetaj: Rritja ekonomike 3,30%, tregues i funksionimit të modelit ekonomik

TIRANË - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka vlerësuar sot rritjen ekonomike me 3,30%  në tremujorin e tretë të vitit 2014, kundrejt të njëjtës periudhë në vitin 2013.
Me anë të një postimi në rrjetin social 'Facebook', Ahmetaj shprehet se ky është tregues i qartë i funksionimit të modelit të ri ekonomik dhe të ndikimit që reformat e thella të qeverisë, po japin në ekonominë e vendit.
'Shifrat e rritjes ekonomike publikuar sot nga INSTAT për tremujorin e tretë 2014 dhe Vlerën e Shtuar Bruto, tregojnë që ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2014 vlerësohet me rritje prej 3,30 % kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2013. Ky është tregues i qartë i funksionimit të modelit të ri ekonomik dhe të ndikimit që reformat e thella të qeverisë, po japin në ekonominë e vendit', shkruan ministri Ahmetaj në 'Facebook'. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari