Sa i takon TVSH-së, Ahmetaj tha se ajo do të shtrihet deri tek bizneset me qarkullim nga zero por theksoi se kjo nuk ka rritje të kostos. "Ka rritje të kostos për ata që punojnë në informalitet. Për ata që janë formalë kjo ska kosto”, tha ministri, ndërsa iu referua të dhënave të luftës kundër informalitetit. "Në fazën e parë kemi komunikuar me 13 mijë tatimpagues. Qëllimi i antiinformlitetit është edukimi i tatimpagueseve". Ahmetaj foli gjithashtu edhe për uljen e borxhit publik me 2.2% në 2018-ën.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com