Ahmetaj : Sfida e paketës fason, të kalojmë në cikël të mbyllu

 
-Ministri Ahmetaj, monitoron ecurinë e paktës fason - Sfida është të kalojmë në cikël të mbyllur-
TIRANË, 5 Tetor/ATSH/- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj rifilloi sot një cikël vizitash në biznese të regjimit të përpunimit aktiv (fason) për t'u njohur me ecurinë e paketës mbështetëse që u kalua në Qeveri në muajin Prill,  lehtësitë kryesore që ajo ka ofruar për bizneset dhe problematikat që ende mbeten për t'u adresuar
Në kuadër të monitorimit të paketës, Ministri zgjodhi kompaninë Naber Konfeksion në Shijak, një kompani shqiptaro-gjermane që operon tashmë prej 15 vitesh në tregun shqiptar. Kompania është e specializuar në prodhimin e veshjeve të cilat eksportohen drejt Gjermanisë.
Lidhur me ecurinë e paktës, përfaqësuesit e kompanisë shprehen se "ajo ka qenë një mbështetje për industrinë, kryesisht sa i përket rimbursimit të TVSH-së. Përjashtimi i makinerive nga TVSH, oraret e zgjatura të punës nga administrata doganore si dhe programet e punësimit janë disa masa të tjera që përfaqësuesit e biznesit i konsiderojnë positive".
Gjithashtu nga përfaqësuesit e firmës, përmend fakti se Kemi aplikuar në programet e punësimit dhe kemi shtuar 98 punonjës të rinj tek firma Naber dhe 55 tek firma e dytë "Grori shpk", pra në total 153 vende të reja pune në dy muajt e fundit. Përmes këtij fondi, janë ngritur dy linja për trajnimin e punonjëseve të reja.
Ministri Ahmetaj duke folur për fasonet, pohoi se " Është një kompani, nga pionierët e industrisë fason, me pronësi shqiptaro-gjermane. Arsyeja pse erdhëm është shumë interesante, Naber sapo ka shtuar 98 punonjës të rinj të cilët janë brenda programit për mbështetjen e industrisë, të promovuar nga qeveria. Unë provoj kënaqësi sepse politika e qeverisë dhe paketa fason që ne bëmë në pranverë të këtij viti, është duke funksionuar në favor të punësimit, në favor të rritjes së vlerës së shtuar, dhe mbi të gjitha në favor të eksportit. Gjithë qëllimi është që në pak kohë, kjo lloj industrie të kalojë në cikël të plotë, në mënyrë që të ketë sa më shumë  punësim, sa më shumë vlerë të shtuar të rritur që ngelet në Shqipëri dhe sa më shumë eksport".
Po ashtu, drejtuesi i Naber Konfeksion, Nazmi Grori, tha se "së shpejti ata do të hapin dhe një firmë të tretë shqiptaro-gjermano-turke, e cila mendohet të krijojë rreth 500 vende të reja pune, e cila mendohet te jetë e para firmë në këtë sektor që do të prodhojë me cikël të mbyllur. Për muajin Gusht shënohet një rritje e eksporteve në masën 26.08% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ndërsa pesha e sektorit në raport me totalin e eksporteve shqiptare është 33.3%.
Deri në fund të muajit shtator Sporteli Fason pranë Agjensisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ka anketuar 250 biznese fason në të cilat rezulton një rritje e punësimit me 4750 vende të reja pune.Ministri Ministri Ahmetaj, konfirmon se do të vazhdojë në ditët në vijim vizitat në të tjera biznese të sektorit fason për të ndjekur nga afër implementimin e paketës. /i.vata/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?