Ahmetaj: Sfidë, integrimi i tregut shqiptar në atë rajonal e europian

Integrimi i tregut shqiptar në atë rajonal e europian, është sfida e ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, deklaroi të mërkurën ministri Arben Ahmetaj.

Në analizën e 300 ditëve të punës, Ahmetaj foli për situatën e rëndë në të cilën ndodhej ekonomia shqiptare ndërsa parashtroi sfidat për rritjen ekonomike.

"Kishim para një shkëmb, dhe mbrapa një gropë", tha ministri Ahmetaj në nisje të fjalimit të tij ku përshkroi situatën e vështirë ekonomike që gjeti qeveria nga paraardhësit e saj.

Ish-qeveria Berisha, theksoi ai, e la ekonominë në një stad të vështirë, por shtoi më tej, sot ka një diferencë të madhe mes "asaj që gjetëm dhe asaj që kemi përpara".

Detyra jonë është të lehtësojmë terrenin ekonomik në favor të sipërmarrjes, tha Ahmetaj, e cila do të përkthehet në mirëqënie për qytetarin e në vende pune. Sipas tij, gjeneratorët e dikurshëm të ekonomisë shqiptare si ndërtimi apo remitancat nuk ekzistojnë më. Detyra jonë, tha ai, është të punojmë për të promovuar gjeneratorët inovativ të ekonomisë që janë prodhimi vendas, drejtimi me sytë nga importi në manifakturë dhe bujqësi, shërbimet, turizmi dhe industria mekanike.

Këtu ministri Ahmetaj informoi se jemi duke nënshkruar një marrëveshje me një nga kompanitë më të rëndësishme të industrisë mekanike italiane. "Eshtë një lajm i mirë se tregon se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të kthehet në destiancion interesant i investimeve të huaja. Jemi treg i vogël dhe i izoluar. E vetmja mënyrë është të integrohemi me shpejtësi në tregun rajonal dhe në tregun europian duke rritur konkurueshmërinë e ndërmarrjeve tona, jo vetëm përmes financimit të inisiativave të tyre modeste, por nga një bashkëpunim dhe lehtësim i jetës së sipërmarrjeve dhe nga rregulla të cilat në shumicën e rasteve për shkak të përthyrjes dhe abuzimit kthehen në elementë korrupsioni. Po ashtu, ministri Ahmetaj informoi se dy institucionet, QKR dhe QKL do të bashkohen në një, për të thjeshtëzuar dhe ulur numrin e ecjake të sipërmarrjes.

Shembullin më të mirë të angazhimit tonë e tregoi, sipas Ahmetajt, paketa fason përmes së cilës u hapën 3500 vende pune. Ahmetaj u kërkoi vartësve të tij të lënë zyrat dhe të angazhohen në bindjen e investitorëve potencialë të kthehen në investitorë realë. "Prodhimi i letrave nuk është punë", tha Ahmetaj. Sipas tij, në 5 muajt e parë të këtij viti eksportet e manifakturës janë rritur me 87 milionë dollarë, ndërsa sfidë është që deri në fund të vitit të shkojnë në 180 milionë dollarë më shumë se një vit më parë.

Ministri i Ekonomisë theksoi në fjalën e tij se deri në fund të shtatorit do të nxjerrim jashtë duarve tona për t'u shitur të gjitha aksionet e ngelura në sektorë jo strategjik. Ndërsa në fund të vitit 2015 ai premtoi përmirësim të renditejs së Shqipërisë në të gjitha vlerësimet e insitucioneve financiare ndërkombëtare./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?