Ahmetaj: Shpejt 4 projekte të reja
fason me qëllim rritjen e punësimit

Ahmetaj: Shpejt 4 projekte të reja<br />fason me qëllim rritjen e punësimit
TIRANE - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj gjatë një bashkëbisedimi me bizneset pjesëmarrëse në Panairin e Punësimit tha se prioritet për qeverinë mbetet punësimi dhe se për këtë janë bërë gati 4 projekte të reja të biznesit fason me qëllim rritjen e punësimit.

Në fjalën e tij Ahmetaj vlerësoi miratimin e paketës fason nga qeveria ndërsa shtoi se synohet përmirësimi i mëtejshëm i klimës së biznesit.
 
“Do doja të bënim një bashkëbisedim për të kuptuar ccfarë na funksionoi në këtë traditë dhe se ccfarë mendoni se ne si qeveri duhet të përmirësojmë, qoftë si klimë biznesi, qoftë masa të marra, qoftë vende pune. Disa kompani më treguan se si individë me eksperiencë konkrete nga emigrimi janë kthyer dhe kanë mundësi që në këtë zyrë të gjejnë punë dhe mundësi. Ne para disa javësh lansuam paketën fason dhe kemi kënaqësinë të shohim që paketa ka zënë vend, madje po bëhen gati edhe 4 projektet të reja për biznesin fason me qëllim rritjen e punësimit. Të jithë elementët nuk janë boshe por kjo paketë drejton kompanitë fason drejt promovimit të punës, dhe gjithë lehtësirave që ofron kjo paketë. Prioritet për qeverinë tonë është punësimi dhe jam i lumtur kur dëgjoj që ka shumë interes për Panairin e Punësimit.” tha ministri Ahmetaj
 
Më tej Ahmetaj theskoi se tashmë Shqipëria sipas tij ka lënë pas rënien ekonomike, ndërsa shtoi se ka filluar përmirësimi
 
“Muaji shkurt ishte muaji i fundit i statistikave të vështira, muaji ku frenuam rrëshqitjen ekonomike, dhe shifrat kanë filluar të përmirësohen. Kjo është e vështirë por jo e pamundur.” u shpreh Ahmetaj.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot