Ahmetaj: Shqipëria e dyta në
rajon për investimet e huaja
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh se viti 2016 shënoi një rekord historik përsa i përket thithjes së investimeve të huaja në Shqipëri. Duke prezantuar Aktin Normativ të buxhetit të shtetit për vitin 2016 në Kuvend, Ahmetaj tha se investimet e huaja u rritën gjatë 2016-ës me 9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke lënë pas ndjeshëm vende si Maqedonia dhe Serbia.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh se viti 2016 shënoi një rekord historik përsa i përket thithjes së investimeve të huaja në Shqipëri.
Duke prezantuar Aktin Normativ të buxhetit të shtetit për vitin 2016 në Kuvend, Ahmetaj tha se investimet e huaja u rritën gjatë 2016-ës me 9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke lënë pas ndjeshëm vende si Maqedonia dhe Serbia.
"Investimet e huaja shënuan rekord historik. U rritën me 9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke u renditur e dyta në rajon pas Malit të Zi dhe duke lënë larg Maqedoninë me 3% të PBB. Në tre mujorin e tretë, sipas BSH investimet e huaja shkuan 13% dhe me vlerë nominale 288 mln euro", u shpreh Ahmetaj.
Ahmetaj tha se janë të gjitha pritshmëritë që ekonomia shqiptare të vijojë rritjen.
"
Ekonomia prej një viti e gjysmë rresht njeh vetëm lajme të mira. Paraqesim në Kuvend Aktin Normativ në përputhje me kuadrin legjislativ. Aktivi Normativ i dhjetorit 2016 nuk e rriti deficiti, por e uli atë, nuk e rriti borxhin, por e uli atë. Qeveria vendosi të ndërhyjë me anë të këtij akti duke siguruar paketën e solidaritetit për shtresat vulnerabël, shlyerjen e detyrimeve, mbështetjen për bujqësinë, investimet publike, duke synuar nxitjen e projekteve të mirë zbatuara dhe të avancuara. Kemi konkluduar edhe dy rishikimet e fundit të FMN-së dhe së bashku me to kemi mbyllur një program tre vjeçar të suksesshëm që mbi të gjitha risolli konsolidimin fiskal, por riktheu rritjen ekonomike duke konsoliduar ritmet e shpejta të rritjes. Viti 2016 ishte viti i konsolidimit të rritjes ekonomike të ekonomisë shqiptare", u shpreh Ahmetaj.
Investimet e huajaRekord historik. Me 9% të PBB, duke u renditur e dyta në rajon pas Malit të Zi dhe duke lënë larg Maqedoninë me 3% të PBB. Në tre mujorin e tretë, sipas BSH investimet e huaja shkuan 13% dhe me vlerë nominale 288 mln euro.
Eksporti i energjisëPër herë të parë pas 6 vitesh eksportuam neto energji elektrike. Gjatë vitit 2016 eksportuam 700 mln kw/orë energji elektrike në vendet e tjera, falë rritjes së prodhimit vendas dhe uljes së abuzimeve në rrjet.
EksportetPër periudhën janar-dhjetor të vitit 2016, eksportet shënuan një rritje prej 8.1%.
PunësimiShkalla e papunësisë ka zbritur në 15.2%. Ka një reduktim prej 2.3% i cili përbën një indikacion pozitiv për situatën ekonomike dhe pritshmëritë në vijim.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23