Ahmetaj: Sipas FMN Shqipëria
në 2017 ekonomi e parë në rajon

Ahmetaj: Sipas FMN Shqipëria<br />në 2017 ekonomi e parë në rajon
Ministri i Financave Arben Ahmetaj në një status në facebook është shprehur se Buxheti 2017 shpërblen sakrificën e qytetarëve dhe mbështetjen e tyre për reformat e vështira.

Sipas ministrit buxheti i viti që vjen mbështet rritjen ekonomike  nga 1% që e la qeveria e vjetër në 2013, në 3.8% në vitin 2016.
 
Ministri ka deklaruar se sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar Shqipëria vitin e ardhshëm do të jetë ekonomia e parë, me rritjen më të shpejtë në rajon
 
“Administratori i SHQUP-it doli dje para shqiptarëve për të “denoncuar” sipas tij “abuzimin 25 milionë dollarësh për zyra, fasada dhe kolltuqe në Buxhetin 2017”.

Për qytetarët, shpenzimet për rikonstruksione dhe pajisje në vitin 2017, janë 697 milione lekë, ose 100 milionë më pak se në vitin 2012, kur qeveriste SHQUP-i.

Shqipëria e ka lënë pas gropën e thellë ekonomike ku e la Sali Berisha. Buxheti 2017 shpërblen sakrificën e qytetarëve dhe mbështetjen e tyre për reformat e vështira.

1- Buxheti 2017 është buxheti që mbështet rritjen ekonomike – nga 1% që e la qeveria e vjetër në 2013, në 3.8% në 2016, ose katër herë më shumë. E ftoj të lexojë me vëmendje raportin e fundit të FMN që thekson se Shqipëria vitin e ardhshëm do të rikthehet të jetë ekonomia e parë, me rritjen më të shpejtë në rajon.

2- Buxheti që ul borxhin publik – e gjetën 58% në 2005 dhe e lanë, përfshirë risqet e fshehura, në rreth 83%. Në 2016, për herë të parë në 6 vitet e fundit, borxhi publik ka filluar uljen dhe në 2017, do ta ulim atë me rreth 3%, nga 71.8% në 69.1%.

3- Buxheti që mbështet reformat – Buxheti 2017 parashikon rreth 20 miliardë lekë për financimin e reformave thelbësore në ekonomi, reforma në drejtësi, reforma e administratës publike, reforma në shëndetësi, reforma e pronës, reforma e ujit, vazhdimi i reformës administrative-territoriale.

4- Buxheti i rritjes së pagave dhe pensioneve – për herë të parë në 25 vite, brenda një buxheti të vetëm parashikohen plot 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve, në arsim, në shëndetësi, në policinë e shtetit, për ushtarakët, për punonjësit e administratës publike, për pensionistët”,
ka shkruar ministri Ahmetaj në profilin e tij në facebook.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS