Ahmetaj sqaron për PS-LSI:
Bashkë dhe pas 18 Qershorit

Ahmetaj sqaron për PS-LSI:<br />Bashkë dhe pas 18 Qershorit
TIRANE-E ndërsa vlojnë lajmet për një krisje në koalicionin e majtë, ministri i Financave Arben Ahmetaj shuan zërat dhe thekson se aleanca PS-LSI është e fortë dhe do të vazhdojë të funksionojë edhe pas zgjedhjeve të 18 qershorit.
 
“Padyshim që e shoh bashkë edhe pas 18 qershorit. E shoh bashkë aleancën dhe shumë të fortë. Debatet  elemente normale të zhvillimit të një marrëdhënieve. Është gjëja më normale që të ketë debate dhe të jenë brenda një etike politike. Aleanca është e fortë”, tha Ahmetaj pasi doli nga Vila 30 në kryeqytet ku u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të FMN në Shqipëri dhe kryeministrit Rama.
 
Lidhur me lajmet për një largim të Manjanit,  Ahmetaj mohoi të të ketë dijeni për këtë, ndërsa refuzoi të komentonte për ndryshime në qeveri.
 
“Unë nuk di gjë për këto dhe nuk është në tagrin tim. Aleanca ka ndryshuar vendin, nga një vend i falimentuar në një vend me rritje ekonomike”.

(d.b/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS