Ahmetaj: Standard and Poor’s vlerëson B+ performancën ekonomike të Shqipërisë

Agjencia prestigjioze e vlerësimit me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, "Standard & Poor's" shprehet se ekonomia e Shqipërisë kalon nga e qëndrueshme, në pozitive. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

"Siç e kishim paralajmëruar që në Shkurt të këtij viti, Standard and Poor's ka vlerësuar sërish punën e qeverisë në rrugën e reformave dhe performancën ekonomike, bazuar mbi rritje të qëndrueshme.

Rishikimi i pritshmërive nga S&P duke e çuar në 'pozitive' nga 'stabël' tregon se jemi në drejtimin e duhur!", shkruan ministri Ahmetaj në rrjetin social 'facebook'

ATSH

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?