Ahmetaj sulmon opozitën: Qytetarët të mos harrojnë se kush punon për ta dhe kush tenton të vijë në pushtet duke luajtur me hijen e vdekjes

Ahmetaj sulmon opozitën: Qytetarët të mos harrojnë se kush punon për ta dhe kush tenton të vijë në pushtet duke luajtur me hijen e vdekjes

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka sulmuar opozitën pas akuzave për fshehjen e numrit të viktimave me COVID por dhe për publikimin e fotove nga morgu i Tiranës, duke thënë se qytetarët dinë të bëjnë ndarjen se kush punon për ta dhe se kush është ai që me "politikat e vjetra kërkon të vijë në pushtet mbi trupat e vdekur dhe frikën e vdekjes". Duke shigjetuar drejtpërdrejtë opozitën, Ahmetaj tha se shqiptarët e kanë të qartë dallimin se kush punoi dhe u gjend pranë tyre pas tërmeti dhe gjatë pandemisë dhe kush tenton t'i fusë panik atyre duke luajtur me hijen e vdekjes. Këto deklarata Ahmetaj i bëri gjatë inspektimit të rindërtimit të shkollës 9-vjeçare në Marikaj të Durrësit.

"Dua ti bëj një apel miqësor qytetarëve të mos harrojmë se kush u kujdes atë ditë atë sekondë kur gjëma ra dhe kush kujdeset sot kur gjëma tjetër e padukshme por që ka tendencë të cenojnë të gjitha shoqëritë, kush kujdeset tek spitali, ambulanca, kush kujdeset për vaksinën falas dhe të kujtojë se kush tenton t'i fusë panik duke luajtur me frikën dhe hijen e vdekjes. Rindërtimi dhe lufta kundër armikut të padukshëm nuk ka asgjë me politikë, por një gjë e ka me të gjitha grupimet politike, ku qytetarët kanë mundësinë të shohin e kush është grupi politik që betejën e ka shpirtërore për të bërë rindërtimin dhe mos lënë askënd vetëm në pandemi dhe  kush e ka si historitë e vjetra për të ardhur në pushte mbi trupat e vdekur dhe mbi frikën e vdekjes", tha Ahmetaj

Në lidhje me rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Ramazan Subashi” në Marikaj pritet të hap dyert pas 6 ditësh ku do të jetë gati për të mirëpritur nxënësit. Shkolla do të ketë 9 klasa, 3 laboratorë, klasat e parashkollorit dhe ambientet teknike, rreth 4 mijë metër katrorë ndërtim dhe mbi 9 mijë metër katrorë sipërfaqe të jashtme oborri. Ahmetaj tha se rindërtimi vazhdon dhe programet e granteve dhe se programet janë duke ecur në të gjitha bashkitë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun