Ministri Ahmetaj vlerësoi bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar në kuadër të programit tre-vjeçar me qeverinë shqiptare ndërsa theksoi se viti 2017 u mbyll me një performancë shumë të mirë fiskale, deficit total -2% e DGP dhe balancë primare pozitive, për të tretin vit radhazi.
Ahmetaj theksoi efikasitetin e reformave të thella strukturore, duke u dhënë një rol primar. Ai përmendi rezultatet pozitive dhe në rritje për reformën në energji, reformën e pensioneve, reformën administrative-territoriale, reformën në menaxhimin e financave vendore, ligjin për Financat Vendore dhe miratimin e Rregullit Fiskal brenda Ligjit të ri Organik të Buxheti.
Ai nuk la pa përmendur edhe reformat në nisje, siç është reforma në sektorit e ujit, reforma në klimën e biznesit, tashmë më deregulimin dhe dixhitalizimin e shërbimeve për sipërmarrjen dhe qytetarët.
Në aspektin ekonomik, Ahmetaj theksoi se rritja ekonomike është thuajse katër herë më e madhe se në vitin 2013, ndërsa nëntë-mujori 2017 u mbyll me rritje 3.9%. Ministri theksoi se qeveria shqiptare mbetet e angazhuar në vazhdimin e konsolidimit fiskal, uljen e borxhit publik dhe avancimin e reformave strukturore në ekonomi.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Nga ana e tij Zv. Drejtori Ekzekutiv i FMN Tao Zhang, deklaroi se programi me qeverinë shqiptare, është i suksesshëm në vlerësimin e FMN, duke shtuar se ky është një moment shumë i mire për ekonominë shqiptare, krahasuar me tre vite më parë. Tao Zhang përfundoi duke premtuar mbështetje të vazhdimësi.
Një tjetër pikë e përbashkët diskutimi ishte ajo lidhur me projektet PPP. Zhang theksoi se kapacitetet implementuese janë shumë të rëndësishme për PPP dhe FMN është e gatshme të punojë me qeverinë shqiptare, në mbështetje të angazhimit të sektorit privat dhe kontrollin e risqeve potenciale.
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)