Ahmetaj: Ulet papunësia
Reformat po funksionojnë

Ahmetaj: Ulet papunësia<br />Reformat po funksionojnë
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka deklaruar se është ulur numri i të papunëve në Shqipëri.

Sipas tij, nga 17.3% në tremujorin e katërt 2015 papunësia u ul në  shifrën 14.2% në fund të vitit 2016.  Të gjitha këto përmirësime, sipas Ahmetaj kanë ardhur nga Reformat e suksesshme që ka marrë kjo qeveri.
 
“Ulja e mëtejshme e papunësisë është një lajm tjetër i mirë për qytetarët dhe për ekonominë. Lajmi tjetër i mirë është dhe ulja e papunësisë tek të rinjtë”, u shpreh Ahmetaj.
 
Edhe rritja e punësimit, tha Ahmetaj ka lidhje shumë të ngushtë me Reformën në Drejtësi. Ai  u shpreh se të gjithë ata që janë kundër Reformës në Drejtësi janë dhe kundër punësimit, për këtë arsye sipas Ahmetaj, kjo qeveri po këmbëngul kaq shumë për implementimin dhe zbatimin e Refomës.
 
“Ata që sot janë rikthyer në vendin e krimit për të penguar reformën në drejtësi, janë aty dhe kundër punësimit të qytetarëve. Reforma në drejtësi dhe rritja e punësimit nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë të ndara. Prandaj, ashtu sic këmbëngulim për reformën në drejtësi, po ashtu do të vazhdojmë të këmbëngulim për zgjerimin e punësimit”, tha Ahmetaj.
 
Megjithatë pavarësisht arritjeve, Ahmetaj u shpreh se është i vetëdijshëm që ka ende të rinj dhe të reja që kërkojnë punë ku dhe premtoi që nuk do të mjaftohen me kaq. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS