/ATSH/.- Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim Ridvan Vllasaliun, kampion i Kickboxing të Evropës në nivel profesional për peshën 67 kg.
Gjatë takimit Ahmeti tha se "është një sukses shumë i madh për Kosovën, por edhe për të gjithë shqiptarët që na ka përfaqësuar denjësisht dhe është kthyer me një trofe kaq të rëndësishëm. Unë e di që komuna jo gjithmonë të është gjendur në përpjekjet e tua për t'u bërë kampion. E di që me plot vështirësi bëhen përgatitjet për sport, por edhe pse me përkrahje minimale, Vllasaliu ka arritur suksesin".
Kampioni Vllasaliu u shpreh se ka qenë një ballafaqim i vështirë në ndeshjen për titullin e kampionit, pasi përballë kishte një kundërshtar të vështirë që më parë mbante titullin e kampionit të Evropës.
"Përkundër vështirësive gjatë përgatitjeve, ia dola që të jap maksimumin dhe ta fitoj titullin e kampionit të Evropës", tha Vllasaliu, i cili në ndeshjen për titull kishte një rival të mirënjohur në këtë sport nga Gjermania, megjithatë ai arriti që ta mposhte që në raundin e dytë me nokaut (knockout), duke fituar kështu titullin Kampion i Evropës.
Vllasaliu po ashtu u shpreh mirënjohës edhe për pritjen që i është bërë nga komuna e Prishtinës pas kthimit në vendlindje, por edhe për interesimin e mediave lidhur me këtë titull, gjë që siç tha ai është motivuese që të angazhohet edhe më shumë në të ardhmen.
Kryetari Ahmeti tha se e di që për sportistët ndihma e komunës së Prishtinës është modeste për shkak se është trashëguar një buxhet jashtëzakonisht i vogël, ai u shpreh se për vitin 2015 është duke u përpjekur që të trefishohet buxheti i komunës së Prishtinës për sportin me qëllim që të përkrahin edhe sportistët individualë që e përfaqësojnë Prishtinën jashtë vendit, por edhe sportet ekipore.
"Sporti është një ambasador tepër i rëndësishëm i shtetit tonë në përgjithësi, por edhe një aktivitet i rëndësishëm për zhvillimin e të rinjve. Synojmë të organizojmë sa më shumë liga të brendshme duke filluar nga moshat e hershme me qëllim që t'i zbulojmë talentet e rinj, që të mund t'ju japim edhe përkrahje", tha kryetari Ahmeti./KosovaPress/
/Shqiptarja.com