Ahmeti: Kujdes, me fyerjet
raciste e pësojmë të gjithë

Ahmeti: Kujdes, me fyerjet<br />raciste e pësojmë të gjithë
Reagon ndaj fyerjeve ksenofobe në Maqedoni, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Ai ka tërhequr vëmendjen se fyerjet mund të shkaktojnë tensione ku do të pësojnë të gjitha palët.

“Të gjitha palët duhet të angazhohen dhe nuk duhet të tolerohet që të fyhen simbolet kombëtare, pavarësisht komunitetit që i takojnë. Nuk duhet të tolerohet që të bëhen fyerje fashiste, nuk duhet që stadiumet të shndërrohen në arena ku demonstrohen ndjenja anti-komuniteteve, kështu që të gjithë maksimalisht duhet të kontribuojnë që rinia jonë të mos ushqehet me pikëpamje të tilla”, është shprehur Ahmeti.

Paralajmërimet erdhën pas takimit me ambasadorin amerikan në Shkup, Pol Volers. Temë kryesore e takimit ka qenë situate politike në Maqedonia por edhe ajo në Kosovë.

“Biseduam për situatën politike në vend, për situatën në rajon, çështja e emrit dhe veriun e Kosovës. E sigurova ambasadorin se komuniteti shqiptar është pro frymës dhe anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Sigurova ambasadorin se maksimalisht do të punojnë që të këtë klimë më të mirë në drejtim të zgjidhjes së çështjes” tha Ahmeti.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma