Ahmeti: Zgjidhje e emrit dhe NATO
prioritetet për Maqedoninë

Ahmeti: Zgjidhje e emrit dhe NATO<br />prioritetet për Maqedoninë
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” ka folur për situatën aktuale mes Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe për tema tjera në lidhje me integrimet euroatlantike.

Ai në intervistë tha se dy prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Maqedonisë janë zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë dhe anëtarësimi në NATO me referencën IRJM.

“Zgjidhja e kontestit të emrit është një nga prioritetet më të mëdha. Ne jemi fqinjë dhe e ardhmja jonë e përbashkët është Bashkimi Evropian. Greqia duhet ta mbajë pishtarin që do ta çojë drejt BE-së”, tha Ahmeti, duke shtuar se Maqedonia duhet të anëtarësohet në NATO me emër të përkohshëm, para se të vazhdojnë bisedimet për zgjidhjet e kontestit.

Sipas Ahmetit, duhet të ndërmerren hapa që punët të shkojnë përpara.

“Duhet të kemi parasysh edhe çështjet gjeopolitike dhe të punojmë më shumë për përparim të Ballkanit Perëndimor, pasi të gjithë do të kenë dobi”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se Maqedonia nuk ka synime maksimaliste ndaj Greqisë.Telegrafi

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës