Ahmataj nuk nxjerr dot Tiranën nga 'halli', vjen barazimi i dytë radhazi

Ahmataj nuk nxjerr dot Tiranën nga 'halli', vjen barazimi i dytë radhazi

Nga ndeshja Tirana- Vllaznia

TIRANË- Bardheblutë kanë barazuar 0-0 përballë Vllaznisë së Shkodrës një ndeshje të cilën kryeqytetasit pretendonin ta fitonin. Ky është barazimi i dytë radhazi i trajnerit Julian Ahmataj në 3 ndeshje dhe kjo nuk konsiderohet aspak pozitive për ekipin e tij. 

Përballë një kundërshtari të fortë si Vllaznia, kryeqytetasit nuk shkuan përtej një rezultati 0-0 që nuk i shërben askujt, Tirana e cila qëndron në vendin e tretë me 19 pikë dhe Vllaznia e cila nuk fiton prej tre ndeshjesh dhe mban vendin e 7. Statistikat e vetme të cilat u shënuan në ndeshjen ishin vetëm tre kartonë të verdhë, një për Bathën e Tiranës dhe nga një për Erdenis Gurishtën dhe Hygor të shkodranëve.

Në ndeshjen e kaluar ekipi i Ahmatajt barazoi ndaj Teutës falë një goli të bregdetarëve në fund të takimit, por kësaj radhe Tirana vërtet është ndalur. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?