AI: 13 mijë të dënuar të ekzekutuar
në fshehtësi në burgjet siriane

AI: 13 mijë të dënuar të ekzekutuar<br />në fshehtësi në burgjet siriane
Më shumë se 13000 persona pjesa më e madhe mbështetës të opozitës siriane janë ekzekutuar në burgjet e Damaskut.

Eshtë kjo shifra tragjike që publikon  organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International.

Pjesa më e madhe e ekzekutimeve me varje janë bërë në mënyrë sekrete dhe ata që vriteshin digjeshin në varre masive jashtë kryeqytetit sirian.

Sipas raportit vrasjet ishin aq të fshehta sa askush nga familjarët e viktimave nuk njoftohej për fatin e tij

“Shumë prej të dënuarve janë vrarë, pasi janë torturuar sistematikisht duke iu mohuar ushqimi, uji,ilacet dhe kujdesi shëndetësor” citohet në raport.

Ekzekutime të tilla urdhëroheshin nga nivele të larta dhe konsiderohen krime lufte.Një raport i tillë përfshin vetëm shifrat e 5 viteve.

Organizata bën me dije se janë pyetur 84 persona duke përfshirë gardianë, të dënuar dhe zyrtarë të burgut. Ndërsa qeveria siriane ka mohuar gjithmonë vrasjet apo keqtrajtimet e të burgosurve.

Presidenti Assad kundra BE e NATO, pro Trump

Nga ana tjetër presidenti Bashar al Assad në një intervistë për median belge ka folur për terrorizmin dhe të ardhmen e vendit të tij.  

Ai e konsideroi luftën kundër ISIS një detyrë kushtetuese dhe ligjore.

Sipas tij Siria është e popullit sirian dhe duhet përdorë cdo mënyrë për ta mbrojtur atë.. Por presidenti sirian nuk ka kursyer edhe akuzat nda BE dhe NATO-s.

Ai shprehet se BE mbështet terroristët dhe kërkuar që unioni dhe NATOS të marrin një pozicion të qartë sa i përket sovranitetit në Siri. Assad u shpreh optimist për raportet me presidentin e SHBA, Trump duke shtuar se marrdëhniet mes Eashingtonit dhe Moskës do të jenë pozitive për të gjithë botën përfshirë edhe Sirinë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato