AI del kundë marrëveshjes BE -
Turqi: Lojë e dyfishtë, shkelen ligjet

AI del kundë marrëveshjes BE -<br />Turqi: Lojë e dyfishtë, shkelen ligjet
Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International akuzon liderët europian për një lojë të dyfishtë  sa i përket vendimit për të kthyer mbrapsht refugjatët.
Sipas planit emigrantët e mbërritur në Greqi do të kthehen mbrapsht në Turqi në rastin kur kërkesa për azil mohohet. Nga ana tjetër Turqia do të marrë mbështetje ekonomike dhe politike.

Këto janë disa prej pikave të marrëveshjes e dakortësuar ditën e djeshme në Bruksel mes liderëve europian dhe atyre turq.

Shumë prej emigrantëve duan të shkojnë në Gjermani dhe në vendet e tjera të Europës Veriore. Madje ata kanë refuzuar të aplikojnë për azil në Greqi.
Sipas marrëveshjes për cdo sirian të kthyer në Turqi, një sirian i ligjshëm do të pranohet në bashkimin europian.

John Dalhuisen drejtori i Amnesty International u shpreh se premtimet e BE për të respektuar ligjet ndërkombëtare  shihen me dyshim .
Ndërsa liderët europian u shprehën se cdo gjë do të jetë brenda normave ligjore. Po ashtu edhe UNHCR është shprehur skeptike sa i përket marrëveshjes së arritur.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit