AI: Dhuna vepër penale
17 gra u vranë në 2011

AI: Dhuna vepër penale<br />17 gra u vranë në 2011
TIRANE- Nga Janari në shtator të 2011, raportohen 260 raste të dhunës në familje më shumë se një vit më parë, 82% e viktimave janë gra. Shifrat raporton Amnesty International në një njoftim për shtyp, e cila përshëndet dhe firmosjen, dje, nga ana e Shqipërisë së konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën e dhunës kundër grave.

"Nga Janari në shtator 2011, tek autoritetet u denoncuan 1683 raporte të dhunës në familje, 260 raste më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. 82% e viktimave ishin gra. Shumica e incidenteve duke përfshirë edhe ato kundër fëmijëve mbeten të paraportuar" thuhet në njoftimin e Amnesty international.

Parlamenti shqiptar e ka miratuar në vitin 2006 ligjin për mbrojtjen e grave cka i ka cuar këto të kërkojnë më shumë mbrotje nga shteti bazuar në ligj. Por kjo nuk e ka parandaluar ngjarjen.

17 gra janë vrarë këtë vit në Shqipëri si pasojë e dhunës së brendshme. Në shtator Servete Karoshi u vra nga bashkëshorti, i cili në mënyrë të përsëritur kishte injoruar udhërat e mbrojtjes nga gjykata. Në shumicën e rasteve këto procedura stopohen shpesh edhe sepse viktimat janë të frikësuara, apo varësia ekonomike dhe sociale nga bashkëshortët.

Amnesty International deklaron se ndërsa mirëpret angazhimin e Shqipërisë duke firmosur këtë konventë i kërkon autoriteteve që ta përfshijnë dhunën në nenet e kodit të procedurës penale.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vota e Diasporës, Gjiknuri: Një hap i rëndësishëm, votimi me postë! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha

Vota e Diasporës, Gjiknuri: Një hap i rëndësishëm, votimi me postë! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha