Amnesty International ushtron presion mbi qeverinë britanikë që të reagojë ashpër ndaj shtetit turk për ndalimin e 6 aktivistëve të të drejtave të njeriut, pjesë e seksionit lokal të AI në Turqi. Ata janë arrestuar pasi akuzohen për pjesëmarrje në organizata terroriste.
Prokurori turk që ka lëshuar mandatet e arrestit ndaj 6 pjesëtarëve të AI në Turqi ka kërkuar që ata të mbahen në burg ndërsa 4 të tjerë, që u liruan pas verifikimeve ligjore do të mbahen nën vëzhgim nga autoritetet policore të vendit.
Sipas procedurës, 6 të ndaluarit duhet të qëndrojnë në burg për një afat 4 ose 6 muaj deri në mbajtjen e seancës së parë dëgjimore. Ndërsa për seancën e parë gjyqësore
kërkon si afat 6 ose 12 muaj të tjerë.
Në këtë pikë përfaqësuesit e AI e konsiderojnë absurde ndalimin e këtyre individëve pasi ata rezultojnë të jenë pjesë e tre grupeve terroriste që kanë synime të kundërta me njëra-tjetrën, sipas autoritetit turk të akuzës.
Por ajo çfarë shqetëson më tepër drejtuesit e AI është heshtja e qeverisë britanike.
Pas dështimit të tentativës për grusht shteti në 16 korrik 2016, në Turqi kanë humbur vendet e punës rreth 200.000 punonjës të sektorit të shërbimeve publike si pjesë e masave të rrepta të spastrimit të të gjithë sektorëve të administratës publike, rendit, ushtrisë, drejtësisë ,etj., nga përkrahës të dyshuar të kundërshtarit te Reccep Taip Erdogan, Fetullah Gülen i akuzuari i vetëm nga presidenti turk për organizmin e puçit të dështuar.
Redaksia Online
D.V/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com