Një 26 vjeçar u kap në flagrancë duke ndezur zjarrin në fshatin Radhimë të Vlorës. 

Në videon e vënë në dispozicion nga policia duket që i riu ka tentuar ti largohej policisë kur i ka pikasur. Nëse nuk do të ndërhyhej në kohë zjarri do të rrezikonte të përhapej në një sipërfaqe të madhe toke me bimësi dhe afër banesave në fshatin Radhimë.   

Policia vijon kontrollin me qëllim parandalimin e zjarrvënieve dhe kapjen e shtetasve që tentojnë të ndezin zjarre në kullota apo në sipërfaqe pyjore

26 vjeçarit, Gj. H banues në Vlorë iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.