Gazetarja Aida Shtino ka rrëfyer momente kur është kërcënuar me jetë për shkak të profesionit dhe askush nuk i është gjendur pranë. Në një rast e kishte shpëtuar vetë shoferi ndërsa një herë tjetër kishte kërkuar mbrojtje prej një zarfi që i mbërriti.
“Kam pasur shumë momente të vështira, i kam përballuar se kam qenë më e re. Kam marrë kërcënime të ndryshme edhe me jetë. Madje edhe incidente në një televizion tjetër ku për pak më ka shpëtuar jetën shoferi që kam pasur, i cili nuk jeton më. Unë do të kisha emisionin, ai më çoi në ambientet e pasme të televizionit dhe më tha “të shoqëroj të hysh”, I thashë jo s’ka problem.
Ai kishte thënë me vete po e shoqëroj dhe fat i madh se sipër meje po hynte një person me thikë, i cili kishte kërkuar të hynte në emision, u kap nga forcat e policisë më pas. Nuk e kuptova farë se ndodhi aq shpejt, ai ulëriti, nuk më futën brenda dhe nuk mbaj mënd më shumë. Ka pas raste të tjera kur me ka ardhur një vajzë për një gocë që kërkonim dhe I kishim hyrë thellë historisë, të nesërmen më erdhi një zarf ku thuhej se ajo ishte në një adresë, ku adresa ishte shtëpia ime dhe unë nga ai moment kërkova mbrojtje”- tha Aida Shtino në 'S'e luan topi'.