1 Dhjetori është dita ndërkombëtare e luftës kundër AIDS. Shqipëria, ashtu si shumë vende të tjera në botë, po përballet çdo vit e më shumë me këtë sëmundje që dëmton rëndë sistemin imunitar të njeriut. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në vitin 2011 është shënuar diagnostikimi më i lartë i personave të infektuar me HIV/AIDS në Shqipëri.
Dhjetëmujori i këtij viti ka diagnostikimin më të madh të personave me HIV/AIDS ndër vite. Sipas të dhënave zyrtare në Institutit i Shëndetit Publik numri i personave që kanë rezultuar me HIV pozitiv për vitin 2011 është 65 persona, ku midis tyre tre janë fëmijë. Ndërsa numri total i fëmijëve të infektuar shkon në 24.
Kordinatori kombëtar për projektin e HIV/AIDS në vendin tonë Roland Bani thotë se nga këta 65 perosna, 48 janë meshkuj ndërsa 17 femra, duke e çuar numrin total të të infektuarve me HIV/AIDS në 478 të infektuar.
Sipas Specialistit të ISHP-ës Bani, mendohet se numri në total i të infektuarve në vendin tonë mund të jetë mbi një mijë persona. Nga të dhënat e këtij institucioni ndjekin terapi e antroretroviral 161 persona, ku midis tyre 14 janë fëmijë. Edhe gjatë rasteve të diagnostikuara për këtë vit kanë rezultuar pozitiv ndaj këtij virusi tre fëmijë, nën 15 vjeç, të cilët e kishin marrë sëmundjen nga nëna.
Për këtë arsye specialisti Roland Bani bënë apel që çdo grua shtatzënë duhet të kryej testin për HIV/AIDS pasi nëse merren masat e duhura në kohë, fëmija lind i shëndosh. Gjithashtu ai apelon për bërjen e testimit nga ana e çdo personi që mendon se ka kryer mardhënie seksuale jo të sigurt, duke patur parasysh që 92% e rsteve në vendin tonë janë infektuar nga rrugë seksuale. Sipas tyre, ne total, ne Shqiperi, jane te infektuar me HIV/AIDS 478 persona, ku deri tani 92 kane vdekur. Raportet mes gjinive jane pothuajse ne nivelet 70 per qind meshkuj me 30 per qind femra.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
Dita kundër AIDS, Topi: Respektoni castin