TIRANE- Një vajzë 15-vjeçare, e prekur nga virusi vdekjeprurës HIV/AIDS ka ndërruar jetë gati një muaj më parë, pasi nuk ka marrë medikamentet e duhura. Vajza jetonte me të afërmit, pasi edhe të dy prindërit e saj kishin vdekur po nga virusi i AIDS.
Ngjarja është regjistruar në një zonë të thellë të vendit dhe të afërmit, të cilët kujdeseshin për vajzën që këtë shtator do të festonte 15-vjetorin e saj, nuk e kishin sjellë asnjëherë për të marrë kurën e duhur mjekësore, gjë e cila do t'i mundësonte asaj një jetë thuajse normale dhe shumë më të gjatë se sa ajo ka jetuar në të vërtetë.
Rasti është raportuar nga vetë specialistët e shëndetësisë, një ditë më parë, në një tryezë të rrumbullakët për "Parandalimin e virusit HIV nga nëna te fëmija". Në fakt situata bëhet më alarmante po të kemi parasysh se rasti i kësaj vajze është i katërti fëmijë që humb jetën për shkak se nuk është mjekuar, ndërkohë që rasti i saj duhet të ishte nën vëzhgimin e specialistëve, pasi edhe prindërit i kishin vdekur nga ky virus pak vite më parë dhe ishin pjesë e statistikave të institucioneve shëndetësore. Vetë specialistët e shëndetësisë, ka vënë këmbanën e alarmit, që megjithëse renditemi ndër vendet me prevalencë më të ulët të këtij virusi, shumë pak po bëhet në drejtim të parandalimit të transmetimit tek fëmijët, dhe si pasojë zbulimit të rasteve në kohë. Silva Bino një ndër specialistet më të njohura të epidemiologjisë në vendin tonë, nuk ka ngurruar që një pjesë të madhe të fajit t'ia hedhë bluzave të bardha. "Ne kemi një shoqëri civile shumë më avangardë se sa profesionistët e shëndetësisë. Ata duhet ta përfshijnë këshillimin dhe rekomandimin e analizës së HIV, si pjesë integrale të punës së tyre, sidomos me gratë shtatzëna. Ne po ecim mbrapsht. Po zbulojmë prindër të infektuar, pasi kemi kapur virusin tek fëmijët. Në një kohë kur ne duhet të punojmë që prindërit e infektuar të mos lindin fëmijë të prekur", - ka deklaruar Silva Bino.
Më tej ajo ka shtuar se edhe sistemi i testimit në vendin tonë nuk është i koordinuar. "Testimi në vendin tonë për HIV nuk është i koordinuar, thuhet se mund të bëhet në ISHP, QSUT, DSHP apo dhe në klinika private. Por ne e dimë dhe kemi të dhëna se klinikat private janë jashtë çdo kontrolli dhe jashtë cilësisë. Nuk ka të dhëna se sa gra shtatzëna janë testuar sa janë këshilluar, sa e kanë pranuar apo jo rezultatin e dalë. Gjithashtu unë mendoj se asnjë grua shtatzënë, nga çdo rreth i vendit nëse i thuhet se duhet të shkosh në QSUT apo ISHP të bësh analizën e HIV, nuk e merr mundimin ta bëjë këtë gjë. Gjërat duhen lehtësuar. Duhet t'i merret gjaku asaj gruaje dhe t'i dërgohet në qendrën e specializuar për analiza dhe jo të sorollatet vetë gruaja shtatzënë. Në këtë pikë unë them se kemi dështuar pasi ne nuk kemi akoma një program kombëtar për parandalimin e transmetimit të HIV nga nëna te fëmija", - ka deklaruar epidemiologia Bino. Marjeta Dervishi, specialiste e shëndetit publik për HIV/AIDS, ndërsa ka raportuar mbi situatën epidemiologjike në vendin tonë, ka vënë theksin se 63.0 për qind e rasteve të konfirmuara deri më tani në vendin tonë janë kapur gjatë analizave klinike në QSUT, që sipas saj, tregon një stad shumë të avancuar të sëmundjes, ku mundësitë për ta parandaluar zvogëlohen shumë. "Nga të dhënat tona rezulton se 20 fëmijë e kanë marrë virusin që në barkun e nënës, ndërsa rrethet më problematike, krahasuar me numrin e popullsisë që ata kanë, janë Kruja, Kurbini dhe Hasi", - ka deklaruar specialistja Dervishi. (Foto: Gjatë takimit të djeshëm për HIV/AIDS)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com