Krimet në Tropojë, Berisha nën akuzë për vrasje, krijim bande e terrorizëm, motra e madhe e Haklajve gati 12 orë dëshmi në SPAK: Kemi ende besim te drejtësia

TIRANË- Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj ka ardhur nga Suedia dhe është paraqitur në SPAK, ku është marrë në pyetje prej gati 12 orësh nga prokurorët e Posaçëm. Report Tv mëson se që prej orës 8:00 ajo ka dëshmuar lidhur me denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi. Ajo po merret në pyetje nga kreu i SPAK, Altin Dumani që është edhe prokuror i kësaj çështjeje dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini.

E lodhur nga orët e gjata të dëshmisë por edhe për të ruajtur sekretin hetimor Aishe Haklaj nuk foli gjatë për mediat, edhe pse e kishte një falënderim të veçantë për të gjithë gazetarët. Ajo tha se familja e saj ende ka besim te drejtësia, dhe te dy institucionet e reja të sistemit SPAK dhe GJKKO. E pyetur për dhunimin e varreve të familjarëve të saj, Aishe Haklaj tha se nuk kishte dijeni për këtë ngjarje dhe interesimit të gazetarëve nëse do të pyeten edhe familjarë të tjetër iu përgjigj se nuk kishte dijeni.

Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha,  Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi.

Nga vrasje, krijim të bandës së armatosur dhe terrorizëm, akuzat ndaj Sali Berishës
Në kallëzimin për SPAK, avokati Idajet Beqiri shprehet se për të zbardhur shfarosjen e fisit Haklaj në Tropojë, kallëzuesit  Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj kanë në duar shumë prova, fakte, dokumente, video, pamje filmike dhe shumë dëshmitarë okularë që fundosin ish-kryeministrin Sali Berisha. Përveç Berishës, në SPAK janë denoncuar dhe emra të tjerë që sipas Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj kanë lidhje me vrasjet e vëllezervë dhe familjarëve të tyre. Sipas, Beqiri ata janë gati të dëshmojnë dhe të provojnë se 16 persona kanë kryer disa vrasje të rënda me paramendim dhe hakmarrje në kuadrin e Bandës së Armatosur, si dhe kanë kryer akte terroristë etj. Referuar kallëzimit penal, kërkohet fillimi i procedimit penal dhe kryerja e hetimeve, për kryerjen e veprave penale të: “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga Neni 78/2 i Kodit Penal; “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal (Viti 1995); “Kryerja e krimeve nga banda e armatosur dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal (1995); “Aktet terroriste”, parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal.

Avokati: Kemi prova të shumta dhe dëshmitar, gati për të dëshmuar  
Krahas grumbullimit të provave filmike të pasqyruara në masmediat elektronike, të gazetave dhe akteve, avokati Idajet Beqiri ka kërkuar të pyeten me cilësinë e dëshmitarit shtetasit Muharrem Haklaj, Hamdi Haklaj, Ajshe Haklaj, Zylfije Haklaj, Jaho Mulosmani, Izet Haxhia, Manush Selivrada, Drenicë Haklaj, Bujana Basha, Luljeta Selivrada, Bylbyl Lanaj, Hazir Dega, Nuredin Dega, Sokol Koçiu, Azgan Haklaj, Is Selim Kërrnaja, Ali Gjoni, Besnik Vidrica, Shpend Ali Mulosmani, Ndue Gjeloshi, Gjykë Nokashiqi, Latif Nokashiqi, Fatmir Daka, Fatmir Arif Arifaj, Gani Kêrmaja, Avdi Buçpapaj, etj persona që do t'i deklarojmë pasi të ketë filluar procedimi penal, sepse janë të rrezikuar me jetë në qoftëse do të deklarojnë për sa kanë parë. Sipas Beqirit, ata kërkojnë t'u sigurohet jeta, pastaj të deklarojnë si dëshmitarë okular.

“Këtë janë dëshmitarë kryesor dhe do të dëshmojnë fakte të rëndësishme për zbulimin e së vërtetës të kësaj veprimtarie shumë të rrezikshme kriminale, të një bande të armatosur dhe organizate kriminale të drejtuar nga ish Presidenti i Republikës dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Sali Ram Berisha”, thuhet në dokument.

Kulla e Haklajve u braktis përfundimisht në fund të vitit 2006. Babai,  Muharremi, dhe djali i vetëm i mbetur gjallë Hamdiu nuk janë parë më në ato anë. E gjithë familja, ka nisur një jetë të re në Suedi, ku kanë fituar azil politik. Një ditë më parë motra e vogël, Zylfije Haklaj postoi foto ku tha se i është dëmtuar varri i vëllai të saj, Fatmir Haklajt. Nuk dihet nëse ky ishte një mesazh për atë që pritej të ndodhte ditën e sotme, teksa vetë e motra thotë e prisnin që do e bënin një gjë të tillë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Kallzimi i plote penal

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:58
Aishe Haklaj largohet pas 12 orësh nga SPAK, shoqërohet nga policia

 
Aishe Haklaj përfundoi dëshminë e saj në SPAK pas rreth 12 orësh për kallëzimin e bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 14 personave të tjerë, që i akuzon për vrasjen e 4 vëllezërve të saj. Ajo çfarë u vu re pas daljes së Aishe Haklajt nga SPAK ishte shoqërimi i saj nga policia. Pas dëshmisë, Aishe Haklaj do të niset drejt Suedisë, aty ku tashmë jeton prej vitesh dhe ku ka fituar edhe azil politik

Ora 19:47
Aishe Haklaj pas 12 orësh dëshmi: Kemi ende besim te SPAK dhe GJKKO! S'kam dijeni për dhunimin e varreve

 

Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, motra e Haklajve, Aisha Haklaj tha se familja e saj ka ende besim në SPAK.

“Me gjithë respektin e madh për mediat që keni kryer detyrën tuaj dhe keni qenë pushteti i vetëm të cilët kemi mundur t’i drejtohemi deri tani. Besimi ynë është ende në SPAK dhe GJKKO.  Nuk mund të them më shumë sepse edhe sekretet edhe gjithçka duhet të ruhet. Ne kemi këtu njeriun e besuar të familjes, avokatin Idajet Beqiri që ndoshta do t’ju japë më shumë”, tha Aisha.

Ora 19:43
Dosja ‘Tropoja’, Aishe Haklaj dëshmon në SPAK për rreth 12 orë për kallëzimin ndaj Berishës

1682703730_haklaj.jpg

Prej orës 8 të mëngjesit, Aishe Haklaj dëshmoi në SPAK për kallëzimin që ka bërë për Sali Berishën dhe 14 persona të tjerë që sipas saj kanë marrë pjesë në ekzekutimin e katër vëllezërve të saj. Haklaj ka dhënë dëshmi për rreth 12 orë në SPAK. Në një moment ajo ka zbritur në katin e parë për të marrë celularin, pasi ka disa prova që ia ka dorëzuar oficerëve të policisë gjyqësore.

Ora 18:40
Dosja e Tropojës/ Haklaj: Ka prapavijë politike! Në vitin 2000, Meta trazoi tropojanët, trupat e tij dhunuan vajzën time 4 vjeçare

 

Ish deputeti i PD-së, Azgan Haklaj i ftuar në Report Tv foli për thirrjen e Aishe Haklajt në SPAK ku po pyetet mbi denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Haklaj tha se vrajset e ndodhura në Tropojë kanë prapavijë politike. Ai fajësoi edhe kryetarin e PL-së, Ilir Metën duke thënë se ky i fundit në shtator të vitit 2000 kur ishte kryeministër ka përgjakur Tropojën.

“Në 26 shtator të vitit 2000 Ilir Meta ka trazuar tropojanët. I ka dezertuar e gjithë garda e republikës. Është hakmarrë poshtërsisht ndaj meje. Pas 28 nëntorit të vitit 2000 që ne po festonim ditën e flamurit, Meta përgjaku Tropojën ku u vra një person dhe u plagosën disa të rinj.

Trupat e urdhëruara nga ai kanë hyrë në shtëpinë time në orën 2 të natës dhe kanë dhunuar edhe vajzën time 4 vjeç. Më kanë marrë nga Tropoja e në Tiranë duke më dhunuar duke më djegur me bishtin e cigares. Artan Hoxha dhe Poli Hoxha bën dy raporte shumë të rëndësishme që sensibilizuan opinionin publik për arrestimin tim politik banditesk. Paradoski është se sot Meta dhe Berisha janë bashkë në koalicion. Kur i gjithë konflikti në Tropojë ishte prej Metës”- tha Haklaj.

Ai shtoi gjithashtu se Meta i kishte kërkuar të takoheshin pa dijeninë e Berishës por tha se i kishte vendosur disa kushte.

“I kam thënë takohem pasi ti kërkosh falje Malësisë së Kosovës, për dhunën ndaj meje. Ai kishte qejf takime kulisash, ndërsa unë doja takim haptas”-përfundoi ai.

Ora 12:18
TË GJITHA vrasjet në Tropojë nga 1998-2006 që akuzohet Sali Berisha, nga atentati ndaj Shkëlqim Haklajt te ekzekutimi i 4 djemve të familjes

Report Tv me gazetaren Keti Banushi kanë zbardhur dosjen e plotë dorëzuatr në SPAK, ku listohen të gjitha ngjarjet kriminale që datojnë që nga 1998 deri në 2000, ndaj familjes Haklaj, e ku bëjnë fajtor Sali Berishën.

1. Në dt 5 janar 1998, në orën 16 e 15' i bëhet pritë në Qafën e Luzhës me armë zjarri Shkëlqim Haklaj dhe kunati i tij, Artur Demiri. Nga ky atentat Artur Demiri ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa Shkëlqim Haklaj ka mbetur i plagosur rëndë dhe kur ka dal nga makina ka qëlluar në drejtim të pritës duke i thirrur Haki Hoxhës "A'ty të pagoi Saliu me n'a vra o Haki".

Ndërsa më 6 mars 1998 u vra po nga grupi i Haki Hoxhës, Arjan Malaj, lidhje e ngushtë e Fatmir Haklajt. Në nëtor të vitit 1998 Haki Hoxha, i maskuar, vret Sali Hoxhën (Kuçanën), kryeplak i fshatit Rragam të Tropojës, vrasje kjo e parë edhe nga Avdyl Koka, që është kërcënuar nga Hakiu se po të fliste do ta eliminonte.

Më 5 maj të vitit 1999, në vendin e quajtur Parvove të Pukës, vriten me armë zjarri Ilir Konashevci, nga Podujeva e Kosovës dhe Hazir Malaj, mjek, që të dy lidhje të ngushta të Fatmir Haklajt. Nga shkëmbimi i zjarrit midis dy palëve mbeti i vrarë Agim Demiri, lidhje e Haki Hoxhës. Agim Demiri bashkë me vëllain, Bislim Demiri, shofer në Komisariatin e Policisë Tropojë, i kanë mbajtur në vëzhgim viktimat Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj për rreth 10 ditë në Tiranë dhe kur ata janë nisur për në Tropojë i kanë ndjekur me makinën e tyre derisa kanë kaluar në Fushë-Arrëz dhe më pas u kanë zënë pritë dhe i kanë vrarë- shkruhet në raport. Sipas informacionit, pjesëtarët e këtij grupi janë autorët e disa pritave me mina ndaj Fatmir Haklajt e grupit të tij.

2.Vrasja e Shkëlqim Haklaj u bë në orën 16. 15' të datës 5 janar 1998.
Në orën 16. 35' në Selinë e PD-së në Tiranë u bë i ditur ky njoftim. Ende nuk ishte vënë në dijeni për këtë vrasje as Komisariati i Policisë Tropojë, as Ministria e Brendshme, sepse ende rrjeti i komunikimit të kohës ishte shumë problematike, për mungesë të telefonisë. Ndërsa Sali Berisha, urdhëruesi i kësaj vrasje dhe krijuesi dhe drejtuesi i "Bandës së Amatosur", u vu në dijeni menjëherë, në sajë të telefonit satelitor që i kishte vënë në dispozicion njëri prej anëtarëve të Bandës së Armatosur, njeriu i afërt dhe shumë i besuar i tij.  Në datën 06.05.1999, në vendin e quajtur "Varret e Shalës", rreth 100 metër pranë një muri mbajtës të rrugës, janë vendosur dy mina me telekomandë nga e njëjta "Bandë e Armatosur" që krijoi, frymëzoi dhe hodhi në veprim Sali Berisha kundër Familjes Haklaj.

Këto dy mina u vendosën pikërisht këtu për të vrarë Fatmir Haklaj, i cili ishte i detyruar të kalonte pikërisht në këtë rrugë për të shkuar në punë. Në momentin që makina me personat e lartpërmendur brenda saj mbërriti në vendin ku ishin vendosur minat, ato u aktivizuan nga "Banda Kriminale" dhe mbeti i vrarë kushëriri i Fatmir Haklaj, i quajturi Eduard Osman Haklaj. Fatmir Haklaj, Sami Kërrnaja dhe Shpëtim Gjyriqi mbetën të plagosur.  Personat që i sollën dhe i aktivizuan këto mina ishin Jonuz Hyka, Përparim Hyka dhe një person tjetër. Jonuz Hyka, i cili në atë kohë ishte Drejtor i Policisë së Qarkut Kukës, siguroi minat.

3. Në datën 04-08-1999 në orën 8:40' të mëngjesit është vrarë Halil Haklaj
Fatmir Haklaj po shkonte në pune në "B.Curri", ku punonte me detyrën e Komandantit të grupeve të gatshëm në Komisariatin e Policisë. Minat që ishin vendosur për të kryer këtë akt të rëndë terrorist në rrugë, dhe që u aktivizuan me telekomandë, vranë Halil Haklaj dhe Feriz Kermaja, si dhe u plagos Fatmir Haklaj. Këto mina me telekomandë ishin të njejta, sipas ekspertizës, me minat që vranë Eduard Osamn Haklajt në daten 06.05.1999.

4. Në datën 04.11.1999, në fashtin Bujan, në Lagjen Mulosmanaj, është vrarë djali i tretë i Muharrem Haklaj dhe vëllai i Ajshe dhe Zylfije Haklaj, i ndjeri Fatmir Haklaj. Pritën vrasësit e kishin ngritur në oborrin e shtëpisë të Haxhi Jakupit, në afërsi të shtëpisë së Jaho Mulosmanit. Në këtë pritë të datës 04.11.1999 pranë shtëpisë së Jaho Mulosmanit mbeti i vrarë jo vetëm Fatmir Haklaj, por edhe Sami Ali Kërrnaja, si dhe mbeti i plagosur Jaho Mulosmani. Autorë të këtij krimi ishin anëtarët e Bandës së Armatosur Kriminale Haki Adem Hoxha, Medi Baram Hoxha, Përparim Adem Hyka dhe një person tjetër anëtar i bandës.

5. Në datën 03 dhjetor 2000, rreth orës 12.50' të drekës, "Banda e Armatosur" e Sali Berishës, kanë qëlluar me snajper djalin dhe vëllain tonë Ylli Haklaj. "Banda dhe snajperat ishin pozicionuar në kodrat në lindjen e shtëpisë së Haklaj, në një distancë prej afro 300 metra.

6. Në datën 20 qershor 2006 është qëlluar me plumba Kulla e Haklajve. Denoncimi në Polici është bërë nga qiraxhiu që jetonte në katin e parë të shtëpisë, Manush Selivrada. Policia e Tropojës dhe Prokuroria kanë filluar procedimin penal për këtë çështje, por e kanë pezulluar. Në këtë kohë në banesë kanë qene gruaja dhe fëmijët e Manush Selivradës, të cilët janë rrezikuar nga të shtënat.

7. Në datën 18 korrik 2006 për herë të dytë, Kulla e Haklajve është qëlluar me breshëri armësh për të vrarë cilindo që ndodhej brenda saj. Plumbat i kanë kaluar fare pranë kokës së qiraxhiut. Dëshmitari Manush Selivrada ka bërë kallëzim penal për këtë akt terrorist në Policinë e Tropojës. Policia ka ardhur në vendngjarje dhe pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, ka fiksuar gjurmët e këtij akti terroristë, si plumbat e gjetura nga armët automatike dhe snajperi, drejtimi i të cilave vinte nga kodra përballë shtëpisë së Haklajve.

Ora 11:32
Avokati i Aishe Haklaj në dhjetor 2022: Njerëzit e Berishës tentuan të ekzekutonin Muharrem Haklajn dhe Ajshe Haklajn, si shpëtuan për fije të perit nga goditjet me snajper

1682674551_sgfs.JPG

Në dhjetor 2022 është zbardhur pjesa e fundit të kallëzimit penal të Muharrem Haklajt dhe Ajshe Haklaj, motra e madhe e Haklajve, të cilët kanë çuar ish-kryeministrin Sali Berisha para SPAK me akuzën se bashkë me bandën e tij të armatosur ka shfarosur familjarët e tyre në Tropojë. Avokati i tyre mbrojtës është Idajet Beqiri.

Ja si i shpëtoi atentatit Muharrem Haklaj, shkrim i botuar në gazetën SOT
Në kallëzimin penal thuhet se: “Në datën 14.08.2002 Muharrem Haklaj ishte duke lidhur një qen pranë shtëpisë së tij, jashtë murit rrethues. Ishte ora 06.30 e mëngjesit. Banda e Armatosur e Sali Berishës ka qëlluar tre herë ndaj tij me snajper. Më pas kanë qëlluar në drejtim të tij me automatikë dhe mitrolozë të lehtë. Falë Zotit dhe lëvizjeve të tij, ky person ka mbetur i gjallë, pa pësuar asgjë. Shenjat e plumbave të shumtë në murin rrethues të shtëpisë janë parë nga forcat e policisë, të cilat për 50 minuta kanë qenë në vendin e ngjarjes në shtëpinë e Muharrem Haklaj. Policia i ka bërë të gjitha veprimet hetimore, ka kqyrur dhe fotografuar vendin e ngjarjes, ka fiksuar gjurmët e plumbave në murin rrethues të shtëpisë dhe mbi çati. Në vendin ku ishte ngritur prita për të vrarë Muharrem Haklaj kanë shkuar forcat e policisë, por edhe vajza e Hamdi Haklaj, e quajtur Drenica Haklaj, e cila në vendngjarje ka parë sende ushqimore, një thikë buke, si dhe një letër të grisur në copa-copa, në një pjesë të së cilës ishte emri dhe mbiemri Përparim Hyka dhe nënshkrimi poshtë emrit dhe mbiemrit.

Kush ishin pjesëtarë të tentativës së vrasjes

Në vendin ku ishte ngritur prita ka patur edhe shenja gjaku, pasi ka mbetur i plagosur djali i Sejd Hasan Hoxhës, i cili atë ditë ka shkuar në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Bajram Currit dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Në datën 14.08.2002 janë ngujuar në shtëpinë e Sejd Hasan Hoxhës  të tre djemtë e tij, Tahir Sejd Hoxha, Agim Sejd Hoxha dhe Selim Sejd Hoxha, çfarë tregon se ata kanë qenë pjesëtarë të tentativës së vrasjes për hakmarrje primitive të Sali Berishës kundër kryetarit të familjes Haklaj, Muharrem Haklaj. Ne pritën për vrasjen e Muharrem Haklaj kanë qenë dhe kanë qëlluar mbi të me armët snajper dhe automatike Guxim Qazim Byberi dhe një person tjetër anëtar i Bandës. Shtetasi Guxim Byberi është një ushtar besnik i Sali Berishës. Këta dy persona, Guxim Byberi dhe një person tjetër i paidentifikuar, kanë vazhduar të qëllojnë me armë nga mali edhe kur në vendngjarje kanë ardhur forcat e policisë. Policia nuk i ka ndjekur ata. Në krye të kësaj Bande të Armatosur për të vrarë Muharrem Haklaj ka qënë Miftar Lumneshi së bashku me dy vëllezërit e gruas së tij, të quajturit Out Sylejman Nezën dhe Sadri Sylejman Nezën.

Dëshmitarët e atentatit
Në këtë atentat të kësaj Bande të Armatosur kanë qenë si pjesëmarrës edhe 4 (katër) djem të rinj, të cilët nuk janë njohur nga dëshmitarët okularë, sepse nuk janë të Tropojës. Dëshmitarë okulare për këtë ngjarje, kanë qenë edhe dy mbesat e Muharrem Haklaj, të quajturat Bujana Sherif Basha dhe Drenica Hamdi Haklaj. Këto ishin në majë të Kullës Haklaj dhe me dylbitë që posedonin, kanë parë shumë mirë të gjitha veprimet e bandës vrasëse dhe kush ishin me emër dhe me mbiemër shumë prej tyre (Gjithsej 12 persona). Plumbat dhe gëzhojat e gjetur në vendngjarje janë të dala nga të njëjtat armë automatikë, mitrolozë të lehtë dhe snajper që ishin gjetur më parë në të gjitha vrasjet e tjera të kryera me armë ose të mbetura në tentativë.

Qëllohet me plumba kulla e Haklajve
Në datën 20 qershor 2006 është qëlluar me plumba Kulla e Haklajve. Denoncimi në Polici është bërë nga qiraxhiu që jetonte në katin e parë të shtëpisë, Manush Selivrada. Policia e Tropojës dhe Prokuroria kanë filluar procedimin penal për këtë çështje, por e kanë pezulluar. Në këtë kohë në banesë kanë qenë gruaja dhe fëmijët e Manush Selivradës, të cilët janë rrezikuar nga të shtënat. Në datën 18 korrik 2006 për herë të dytë, Kulla e Haklajve është qëlluar me breshëri armësh për të vrarë cilindo që ndodhej brenda saj. Plumbat i kanë kaluar fare pranë kokës së qiraxhiut. Dëshmitari Manush Selivrada ka bërë kallëzim penal për këtë akt terrorist në Policinë e Tropojës. Policia ka ardhur në vendngjarje dhe pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, ka fiksuar gjurmët e këtij akti terroristë, si plumbat e gjetura nga armët automatike dhe snajperi, drejtimi i të cilave vinte nga kodra përballë shtëpisë së Haklajve. Akti terrorist më barbarë prej kësaj Bande të Armatosur të Sali Berishës është ai i datës 24 korrik 2006. Kulla e Haklajve goditet me predha artilerie. Njëra predhë bie në çatinë e kullës, duke shkaktuar dëme materiale, ndërsa predha tjetër u gjet e paplasur në ballkonin e kullës në katin e dytë të saj. Qiraxhiu që ishte brenda kësaj Kulle me fëmijët dhe gruan e tij nuk kanë pësuar gjë. Pas këtij sulmi barbar terrorist, ai së bashku me familjen e tij janëshpërngulur dhe banojnë në qytetin e Bajram Currit.

Si u hodh në erë kulla e Haklajve
E njëjta Bandë e Armatosur kriminale e drejtuar nga Sali Berisha, në datën 14 gusht 2006, kanë shkuar në Kullën e Haklajve dhe kanë kryer aktin tjetër terrorist, duke spërkatur me benzinë të treja katet e kësaj Kulle dhe duke i vënë flakën asaj. Kulla është shkrumbuar e gjitha, duke shkaktuar një dëm të rëndësishëm material, pasi ajo është kthyer në gërmadha, ndërsa jetë njerëzish nuk janë dëmtuar sepse nuk kishte asnjë person që të banonte atë ditë aty. Ndërsa në datën 16 shtator 2006 kjo Bandë e Armatosur, me Sali Berishën në krye, sot deputet i Kuvendit të Shqipërisë, e etur për gjak dhe për masakër të padëgjuar mbi Familjen Haklaj, me mjete lufte të rrezikut të madh, sikurse është eksplozivi C4, kanë kryer aktin e rëndë terrorist, duke e vënë këtë eksploziv C4 në të gjithë perimetrin rrethyes të Kullës, me sasira shumë të mëdha, duke e hedhur në erë Kullën e Haklajve në Kërrnajë të Tropojës dhe duke e rrafshuar atë plotësisht. Nga ky akt terrorist ka dëme të mëdha materiale, por jo njerëzore, sepse në Kullë nuk ka qenë askush për të banuar. Neni 230 i Kodit Penal parashikon sa vijon: “Kryerja e veprimeve të dhunshme ndaj jetës, shëndetit të njerëzve, lirisë vetjake nëpërmjet rrëmbimit të tyre apo të mjeteve të udhëtimit masiv, që kanë për qëllim turbullimin e rëndë të rendit publik dhe ngjalljen e frikës e të pasigurisë në masë, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.”

Tentativa për vrasje ndaj Ajshe Haklajt
Në korrik të vitit 2009, pak ditë se të udhëtonte për në Suedi, Ajshe Muharrem Haklaj ishte në qytetin e Bajram Currit. Ajo është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme këtë ditë prej Medi Hoxhës për ta vrarë. Në momentin që Ajshe Haklaj ka pikasur rrezikun e vrasjes prej Medi Hoxhës, është futur në dyqanin ku shitëse ishte një grua me mbiemrin e burrit “Lomnica” dhe mbiemrin e saj të vajzërisë “Seci”. Ajshe Haklaj ka qenë e shoqëruar prej Luljeta Selivrada. Të dyja kanë pikasur Medi Hoxhën që donte të ngjitej pas Ajshe Haklaj dhe po nxirrte nga xhepi i tij pistoletën.Menjëherë Luljeta Selivrada i ka dal përballë Medi Hoxhës dhe ka mbuluar me trupin e saj Ajshe Haklaj. Në këtë kohë ka reaguar edhe shitësja e dyqanit dhe Medi Hoxha është larguar. Këtë ngjarje, si dhe kanosjen serioze për vrasje që Ajshe Haklaj i ka bërë Haki Hoxha, kjo i ka dënoncuar në Komisariatin e Policisë dhe te ish Ministri i Brendshëm, të cilët e morën kallëzimin penal, por organi i akuzës nuk ngriti kurrë akuzë kundër tyre.

Ora 11:19
VIDEO/ Aishe Haklaj sot në SPAK, çfarë deklaroi motra e madhe në një intervistë ekskluzive për Report Tv në korrik 2021

Në 1 korrik 2021, Aishe Haklaj mbërriti në Shqipëri për të bërë padinë në SPAK kundër Sali Berishës, e ndërsa aso kohe në një intervistë ekskluzive të dhënë në Report Tv me gazetarin Denis Minga dha detaje për padinë e saj.

Një pjesë e intervistës
Zonja Haklaj, ju e dini që prej muajsh tashmë ne kemi një strukturë të rëndësishme që bën hetime në Shqipëri, që është SPAK. Ardhja juaj në Tiranë dhe besoj se do të jetë një vizitë e shkurtër apo jo, ka synim çfarë dhe lidhet me SPAK-un, lidhet me Berishën, apo jo?

Po. Unë kam ardhur që të dërgoj denoncimin e familjes sime në drejtësinë e re shqiptare, e cila quhet SPAK.

Denoncim zyrtar.

Denoncim zyrtar, ku kam bërë edhe një prokurë, kemi gjetur edhe dy avokatë dhe do t’i drejtohemi SPAK-ut.

Për çfarë akuze?

Për vrasjet e familjarëve tanë.

Vrasjet nominale apo për ngjarjet? Pra keni ngjarje konkrete që do t’i drejtoheni SPAK-ut?

Po, për vrasjet e katër vëllezërve.

Katër vëllezërve tuaj.

Po. Sepse edhe në qoftë se ata do të thonë që kanë kaluar shumë vite, ne kemi denoncuar vit pas viti, rast pas rasti dhe nuk kemi pushuar, nuk kemi reshtur së denoncuari, pavarësisht se shteti shqiptar nuk ka funksionuar. Dhe ne mendojmë se ai, se shteti shqiptar nuk ka funksionuar si rezultat i ekzistencës së organizatës kriminale të Sali Berishës ose si rezultat i uzurpimit të shtetit shqiptar nga Sali Berisha, nga agjenti, nga i shituri Sali Berisha, nga krimineli, nga vrasësi Sali Berisha, i cili nuk ka vrarë vetëm familjen Haklaj, por ka vrarë, po vret edhe shqiptarët që po vriten sot rrugëve, djemtë e rinj që po vriten sot rrugëve, me armët që ai ka hedhur në rrugë dhe me të gjithë atë urrejtje që ai ka krijuar mes popullit të tij. Ai ka krijuar një urrejtje që ndoshta do të shkojë edhe 100 vite, Saliu nuk do të ekzistojë, ku ajo urrejtje do të vazhdojë të ekzistojë.

Pra, ju po thoni që kjo urrejtje ekziston sot edhe në Tropojë? Ka probleme midis fiseve të rëndësishme, mes familjeve të mëdha në Tropojë për shkak të kësaj urrejtjeje politike?

Ai ka mbjellë një urrejtje të paparë, e cila do të ekzistojë mendoj unë.

Ju do t’i drejtoheni SPAK-ut duke denoncuar Sali Berishën për vrasjen e katër vëllezërve tuaj, apo jo?

Po.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 29/04/2023 08:26

    Lexova komentet e disave qe thone Fatmir Haklaj ka qene kriminel,nuk e di sa e vertet eshte kjo sepse vetem flitet,une bazohem tek krimet e Sali Berishes qe jane fakte qe i pame dhe i jetuam te gjithe,me armet e 97-tes vriten dhe sot e kesaj dite,vrau 4 demostrues ne 21 januari krijoi piramidat,gerdeci e shume e shume krime.

    Përgjigju
  • Iris: 29/04/2023 02:11

    Vendbanimit te Haklajve vetem kripa i ka mbetur pa hedhur,se te gjitha ua kane bere! S.d.q. nuk dua t'ja di per asnje pale,as per Haklajt,as per Hoxhet,as per Berishet,as per te tjeret.Per mua, jane te gjithe fajtore,keto jane krime te rendomta Kanuni,ashtu sic ishte vrasja e Hajdarit, qe u perdoren nga politikane dhe nga miqte,kundershtaret e rivalet e tyre per interesa personale e politike dhe vazhdojne te perdoren akoma,u japin ngjyra dhe i dramatizojne,por ne fakt jane vetem vrasje te rendomta ordinere.

    Përgjigju
  • Lui: 28/04/2023 21:13

    Ke Hall te Fort se te kane vra vlezrit por vllezrit tuaj kane ushtruar terror ne tropoje kane vrare 150 njerez per keto nuk po kerkoni drejtesi

    Përgjigju
  • Populli: 28/04/2023 16:56

    Po avjonet e tanket ne jug kush i dergoi!!!

    Përgjigju
  • E vërteta: 28/04/2023 14:03

    Mirë moj shoqe se zonjë është pak sa shumë per ty,duhet të lexojmë këtu si vetëm ju u vrat, u pret,u përndjekët,nuk ka ardhur koha që të tregon të vërtetën?Që jue keni e vra e keni pre, keni perdhunuar e shndëruar, grabitur e vjedhur,keni ushtruar terror e genocid në Tropojë,keni vra djem që në gjunjë ju kanë ra në besë dhe megjithatë i keni vrarë. Atë që keni bërë ju në Tropoje se ka bërë as Serbi kur thuhet. Ju vazhdoni të gënjeni opinionin Shqiptare, por e vërteta qëndron ndryshe.Ju keni 6-7 të vrarë kurse Tropoja mbare në dheun e saj mbi 150 vrasjen që ju familje kriminele keni krye.Jam tropojan dhe nuk moj asnjëri në këtë çështje aq më pak Sali Berishën që ju keni qënë si mishi me thua në fillim(këtë pse se përmendni),them vetëm një të vërtetë. Urime i fundit u shoftë emri dhe rraca juaj për gjithë krime që keni bërë.

    Përgjigju
    • Genjeshtra: 29/04/2023 13:23

      ATY LUFTA O BA ME QEN PRO OSR KUNDRA SERBIT.... SALA I COTE NAFT E ARMATIM SERBIT. FAMILJA DARDANE HAKLAJ MBESHTESTE REVULUCIONIN E KOSOVES E FILIZAT E PARA TE UÇK... SALI TRADHTARI BASHK ME DISA FISE TROPOJANE...TRADHTAR. SALA NE FILLIM I TRADHETOJ DUKE BO KRYTAR TE PD DIKE TJETER E JO ANTARIN E FISIT HAKLAJ SE KTA ISHIN FISI ME I FORT DHE E KISHIN KTHY TROPOJEN BAZE STERVITJE TE PARAMILITARVE QE ME VONE U BENE LIDER TE UÇK. E SALA ESHTE PRO SERB.... KSHU FILLOI PERCARJA E TROPOJES. NE FOKUS ISHTE KONDRABANDA E ARMEVE DHE NAFTES.

    • e drejta: 29/04/2023 10:26

      tamam me gjuhen e sahale bandit berishes, flesin shpellaret...

    • Familje Kriminale: 29/04/2023 02:18

      Tekstualisht te njejten gje meka thene dhe nje miku im tropojan. Kto jan familje kriminle qe kane vra e terrorizu ne tropoj. Perdhunu e grabit banken. Kane fillu ti besojne genjeshtrat qe kto jane viktimat. Ato burrat qe kane vra vlleznit tuaj a thu valle kane motra q i djeg shpirti? Cfare respektit ke ti si moter e si njeri ndaj dhimbjes te tyre? A ke kerku ndonjehere falje? A ke fol ndonjehere per krimet qe kane bere vlleznit tuaj? Dicka e fundit: Gazetaret e llumit si Artan Hoxha i duhet ndalu dalja ne cdo media. Isjte ai palo gazetar i cili i paguar mga familja Haklaj solli nje "dokumentar" totalisjt te njeaneshem, ofendues per te gjithe viktimat qe Vellezrit Haklaj kane vrare e prere duke i rehabilituar figuren disa kriminelave te rendomte te cileve u ra pushteti ne koke! Asnje tropojan te vetem nuk e ka degju duke fol nje fjale te mire per kete familje.

    • Vlora: 29/04/2023 00:19

      Bravo respekte .

  • 3D: 28/04/2023 13:59

    Janë dy pista që familja Berisha kanë vrarë dhe ende vazhdojnë të vrajnë shqiptarë nacionale dhe materiale te pista e vrasjeve kombëtare burim ishte UDB dhe agjentura të shteteve perendimore që mbështetnin Berishen sepse ishte problemi i Kosoves dhe shqiptarve në Jugosllavi kurse pista e dytë ajo materiale ku është kyqur Shkelzen Berisha janë të kriminalitetit ekonomik droga pronat tenderat...

    Përgjigju
  • Askushi: 28/04/2023 12:49

    Kur te futet ne burg sali shpellari ateher do shpetoj vendi nga djalli me brir qe esht ne tok ,plehra dhe funderrina e shqiperis .

    Përgjigju
  • Partia: 28/04/2023 12:33

    Presim si para cdo zgjedhje

    Përgjigju
  • tropoja: 28/04/2023 12:32

    ah mi zonje, lodhesh kot...ate vemje vec mortja e rehaton !

    Përgjigju
  • Qytetari: 28/04/2023 12:31

    Denonconi sa te doni si per Saliun dhe Ilirin nuk i denon njeri,e kane drejtesine te tyren

    Përgjigju
    • Vlora: 28/04/2023 20:20

      Po ku pyet sala nga keto gjona...saliu mori 300 miljon amerikan perpara si delet i mori u terhoq amerika se ka frik nga sala nuk pjerdh sala as we do tja dij fare nga kjo bot fare fare fare..

    • Dale: 28/04/2023 13:54

      Drejtesine e ka rama o fshatar nga qyteti por eshe ti e di se kata jane te gjithe bashke

  • e drejta: 28/04/2023 11:45

    KUR DO TE VIJE AJO DITE QE BANDITI SALI QEN BERISHA TE JETE MBRAPA HEKURAVE?, SE ATJE E KA VENDIN...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni

Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni