Aishe Haklaj rrëfen për herë të parë: Në 2006 i dërguam letër SHBA-ve, sot mund të jetë bërë pjesë e dokumenteve të DASH për shpalljen e Berishës ‘Non Grata’! Ja çfarë shkruhej

Për herë të parë, Aishe Haklaj ka zbuluar për herë të parë për Report Tv se në vitin 2006, kur familja e saj ndihej e kërcënuar nga Sali Berisha, që tashmë kishte rimarrë pushtetin, i kanë dërguar një letër Ambasadës së SHBA-së. Në këtë letër, ajo ka zbuluar se i kërkonte SHBA-së ndihmë, teksa kishte renditur të gjitha krimet që Beosha sipas saj i kishte bërë familjes Haklaj, Kjo letër, ajo thotë se ndoshta mund t’i ketë shkuar DASH, që kanë mbërritur deri te vendimmarrja për ta shpallur non grata?

"Unë po e shikoj me shumë optimizëm qëndrimin e ambasadores amerikane Juri Kim sepse në 2006-n, kur Sali Berisha doli sheshit, kur e mori pushtetin edhe njëherë dhe na dha dorën e fundit, u detyruam të largohemi, bëri ato që bëri kundër familjes sonë, ne përveç mediave, sepse shteti nuk po reagonte, as i majti as i djathti, për arsyet që unë i thashë, iu drejtuam edhe Ambasadës Amerikane në atë kohë, në 2006-n, dhe besoj se mund të jetë ndonjë dokument të cilin atje e kemi dërguar. Ambasadore amerikane ishte atëherë Marsi Ris. Dhe i kemi përmbledhur të gjitha. Një material ku i drejtoheshim për ndihmë, për krimet shtetërore të Sali Berishës që po bënte ndaj familjes sonë. Dhe akuzonim nga fillimi deri në fund Sali Berishën dhe shtetin e kriminalizuar të tij. Ky material mund të jetë pjesë e atij grumbulli materialesh dhe nga ambasada mund t’i ketë shkuar Departamentit, që ka ardhur te vendimmarrja për ta shpallur non grata?  Ne nuk e dimë, por që atëherë ne kemi pritur. Nuk ishte diçka e papritur. Kisha një shpresë te natyra, thashë, dhe kisha një shpresë që secili do të japë llogari për veprimet e tij të jetës, secili, jo vetëm ai, por secili prej nesh një ditë do të japë llogari për veprimet e tj të jetës. Dhe ajo ka filluar, mendoj unë. Dhe kam shumë besim te shteti amerikan dhe tek ambasadorja Juri Kim sepse më duket një ambasadore shumë aktive, e cila po godet vërtet aty ku duhet sepse drejtësia është ajo që mund t’i japë një drejtim tjetër vendit tonë, sepse vërtet vendi ynë është mjaft i bukur”, tha Aishe Haklaj.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Aishe Haklaj: Erdha pas 12 vitesh të kallëzoj në SPAK Sali Berishën për vrasjen e 4 vëllezërve të mi! Kam besim te drejtësia e re (VIDEO)


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen