Ajazi: Shqipëri-Izrael, si zbuluam
informacione për sulmin terrorist

Ajazi: Shqipëri-Izrael, si zbuluam<br />informacione për sulmin terrorist
Për sulmin terrorist që ishte planifikuar të ndodhte në gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael ka folur për herë të parë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi.
 
Në Komisionin e Sigurisë ku raportoi për veprimtarinë gjatë 2016, burime të Report TV bëjnë me dije se Ajazi ka shpjeguar si u mor informacioni për sulmin që ishte planifikuar të ndodhte në Shkodër.
 
“Informacionin na e dhanë amerikanët, merita jonë ishte që lokalizuam shpejt kush ishin këta individë dhe lidhjet që kishin me Kosovën dhe Maqedoninë. U fut në lojë edhe polica e shtetit por edhe shërbimi informativ izraelit Mosad”,
u shpreh Visho Ajazi para deputetëve në Komisionin e Sigurisë.
 
Gjithashtu debat mes deputetëve dhe kreut të SHISH ka patur edhe për grabitjen e ndodhur brenda Aeroportit të Rinasit.
 
Deputeti Flamur Çelaj bëri vërejtje për sigurinë brenda aeroportit.
 
Menjëherë sapo nisi mbledhja Visho Ajazi ka kërkuar largimin e mediave. “Ky është një raport sekret dhe ka titullin informacion sekret dhe nuk mund të dalë për mediat”, u shpreh Visho Ajazi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë