Sërish frikë në Gjermani.

Ankthi për një sulm terrorist ka prekur aeroportin  e Hamburg, ku fillmisht për gati një orë  janë evakuar të gjithë pasagjerët pasi ajri është kontaminuar nga një substancë e dyshimtë

Sipas mediave gjermane ka patur 68 të lënduar. Substanca ka shkaktuar djegie të syve dhe të fytit.

Mediat lokale të cilat citojnë burime të autoriteteve thonë se shkak i një situate të tillë është bërë impianti i ventilimit që ka sjellë probleme me ajrin në terminalin 1 dhe 2 të aeroportit Plaza. Ndërsa aktualisht aeroporti është rihapur.

Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbuluar se për çfarë lënde bëhet fjalë, nëse vërtetë një lëndë e paidentifikuar ka hyrë në sistemin e ajrimit, 

Aeroporti i Hamburg është  aeroporti i pestë më i madh në vend dhe pret rreth 16 milionë pasagjerë në vit.

[gallery]21004[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com