Ajka e artistëve shqiptarë në zemër të Vjenës

Ajka e artistëve shqiptarë në zemër të Vjenës<br>
“Vienna salutes to Tirana” është koncerti që do të zhvillohet me zërat e mrekullueshëm të artistëve shqiptarë dhe austriakë, me rastin e 105-Vjetorit të Shtetit Shqiptar.

Me mbështetjen e patjetërsueshme të SIGAL UNIQA Group Austria, sopranoja me famë botërore Inva Mula, balerini i shkëlyer Eno Peçi, violinisti Olen Çezari, baritoni Gëzim Myshketa dhe pianisti Genc Tukiçi janë disa nga artistët shqiptarë me famë botërore që do të ngjiten në skenën e “Konzerthaus Wien”, në sallën Mozart, sonte në orën 19:30, për të përcjellë emocione të jashtëzakonshme për të gjithë të pranishmit.

Ajka e artistëve shqiptarë, të shoqëruar nga Volkhard Steude, Kuarteti i Filarmonisë Vjeneze dhe Maria Yakovleva, primabalerina e Operës Shtetërore të Vjenës, do të performojnë pjesë nga autorët më të mirë të muzikës botërore dhe shqiptare. Ky koncert bëhet i mundur nga kompania shqiptaro-austriake SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe mbahet në kuadër të përvjetorit të 105-të të themelimit të Shtetit Shqiptar.

Rreth 9 vjet më parë, sopranoja me famë botërore Inva Mula, solli emocione të jashtëzakonshme në Mbrëmjen Gala të 10-Vjetorit të SIGAL UNIQA në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë dhe vetëm tre vjet më parë, në 2014, sërish SIGAL UNIQA ngjiti në skenë balerinin e rrallë shqiptar Eno Peçi për të performuar për publikun vendas.

Promovimi i artit, kulturës, sportit, artistëve dhe sportistëve shqiptarë dhe promovimi i Shqipërisë në arenat ndërkombëtare është një mision i kompanisë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA, e cila përveç të të bërit biznes në industrinë e sigurimeve, ka kontribuar vazhdimisht që prej themelimit të saj më 1999 në promovimin dhe zhvillimin e vlerave të Shqipërisë dhe Shqiptarëve. 

SIGAL UNIQA Group Austria
inva mula

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend