Ajo debulesë dhe në 2000 në Vlorë

Për politikanin Sali Berisha, i njohur për energjinë e tij të jashtëzakonshme dhe pjesëmarrjen e apasionuar nëpër mitingje, nuk është hera e parë që ndjehet keq gjatë një fjalimi në publik.

Në 14 maj 2000, kur Berisha ishte në opozitë, gjatë një mitingu në Sheshin e Flamurit në Vlorë, u ndje keq dhe papritur bashkëpunëtorët e tij e tërhoqën për t’i dhënë ndihmë. Kryeministri i atëhershëm, Ilir Meta, vuri në dispozicion një helikopter për ta transportuar në Tiranë në rast përkeqësimi.

Sali Berisha mori një ndihmë të parë në qytetin e afërt Fier dhe më pas ai vetë vendosi të refuzonte helikopterin duke vazhduar kthimin për në Tiranë me makinë. Nuk pati një komunikatë zyrtare për gjendjen e tij, por Berisha edhe në Vlorë kaloi një debulesë për shkak të lodhjes dhe emocioneve të rikthimit në qytetin e trazirave të ’97.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online