Para disa ditësh kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Kajan.
Pas lindje, vetë Ajola ka postuar një foto të realizuar 12 orë para lindjes së djalit. Në përshkrimin e fotos, Ajola uron djalin që të marrë tiparet dhe virtytet më të mira të familjaëve të tij, ndërsa shton se që tani ai i ka marrë zemrën e cila do të qëndrojë gjithë jetën pranë tij.
Kjo fotografi eshte marre 12 ore perpara se ti te vije ne jete Kajan, e te na e mbushje jeten plot me driten e bardhe te rrezes se pare te agimit. Nga mami tashme ti e ke marre te gjithe zemren dhe zemra ime qendron e gjitha aty brenda zemres tende te vogel, pergjithmone.
Ajola Xoxa
Fotoja e postuar nga Ajola Xoxa
Postimi i saj në Facebook:
Kjo fotografi eshte marre 12 ore perpara se ti te vije ne jete Kajan, e te na e mbushje jeten plot me driten e bardhe te rrezes se pare te agimit. Mami uron qe ti te rritesh i shendetshem, te behesh nje njeri i mençur, i mire dhe i drejte, te te udheheqi ne jete gjithnje dashuria dhe asnjehere inati; te behesh kurajoz si babi Eri, ta kesh zemren plot miresi si nena Valbona dhe plot dedikim si nena Shqipja, t’i duash librat si gjyshi Beni, te kesh buzeqeshjen gjithe drite si gjyshi Luani qe te mbron nga qielli, zemren te paqtë si stergjyshja Gano dhe te jesh cool si xhaxhai Arbi. Nga mami tashme ti e ke marre te gjithe zemren dhe zemra ime qendron e gjitha aty brenda zemres tende te vogel, pergjithmone.