AK: Antikushtetues, shkarkimi i
Ina Ramës pa i mbaruar afati

TIRANE - Kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu i ka bërë apel Presidentit të Republikës Bujar Nishani dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mos ndërrmarrin vendimin antikushtetues për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama.

“Aleanca Kuq e Zi i bën apel deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës Z. Bujar Nishani që të heqin dorë nga procesi antikushtetues i emërimit të një prokurori të ri kur ende nuk ka përfunduar mandati i prokurorit aktual i cili përfundon pas 6 muajsh. Presidenti Bujar Nishani vazhdon të bëjë 'kallashnikovin" e Sali Berishës duke ekzekutuar dhe asgjesuar nga pavarësia çdo institucion të pavarur në Shqipëri”, tha Spahiu.

Sipas Spahiut kërkesa për të mos i ndërprerë mandatin Ina Ramës, nuk lidhet me performancën e saj por sepse ajo ka dështuar në krye të akuzës.

“Ky qëndrim i Aleancës Kuq e Zi nuk lidhet aspak me analizën e punës së Prokurores së Përgjithshme Znj. Ina Rama që sipas Aleancës Kuq e Zi ka dështuar pasi ka toleruar mos funksionimin e detyrës për të arrestuar shtetasin Sali Berisha për vepren penale të dorëzimit të pjesshëm të territorit të Republikës së Shqipërisë në favor të qeverisë greke si dhe një seri veprash të rënda penale që lidhen me vrasjet, kontrabandën, korrupsionin dhe trafikimin e armëve”, deklaroi Spahiu.
Në një deklaratë për shtyp, Spahiu paralajmëron se nëse AK vjen në pushtet do shkarkojë Prokurorin e zgjedhur në shkelje të Kushtetutës.
"Çdo prokuror i ri që do emërohet në mbivendosje të mandatit kohor të Prokurorit të Përgjithshëm aktual do të konsiderohet jo legjitim dhe do t’i ndërpritet menjëherë mandati sapo të kemi një parlament të ri kuq e zi. Shkarkimi i personit i cili në mënyrë antikushtetuese do të uzurpojë karriken e Prokurorit të Përgjithshëm do të jetë një ndër vendimet e para të Kuvendit të ri që do dal nga vota popullore më 23 Qershor 2013”, u shpreh Spahiu.

Redaksia online

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti