TIRANE- Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi protestuan mëngjesin e sotëm në dyert e Bashkisë së Tiranës ndaj politikave “të gabuara” që kryebashkiaku Lulzim Basha po ndjek që nga zgjedhja e tij në krye të bashkisë më të madhe në vend. Duke mbajtur në duar një banderolë ku shkruhej “Halli i Tiranës, Kunati i Bashës” ata kërkojnë nga Basha që të mos merret më kanoçet e romëve, të cilat tanimë i administron kunati i tij, por të merret me problemet kryesore të metropolit shqiptar.

Si qytetarë të Tiranës kemi ndjekur me shumë vëmendje situatën që krijoi Policia Bashkiake e kryetarit të bashkisë, sigurisht me urdhër të tij, me komunitetin rom dhe mbledhjen e kanaceve. Aleanca KuqeZi i bën apel kryetarit të bashkisë të mos merret me cështje të tilla, kaq pak shqetësuese, por të punojë dhe të mbajë premtimet e dhëna para një viti” deklaroi Sekretari Organizativ i Aleancës KuqeZi Z.Redi Ramaj.

AK përmend si probleme shqetësues për 1 milionë banorë të Tiranës “rrugët e amortizuara, semaforët të cilët 80% nuk funksionojnë, zona të tëra përmbyten me dy pika uji, taksitë janë kthyer në monopol të kunatit dhe kryetarit por dhe rrugët publike gjithashtu”.

Për të ironizuar “varfërinë” e kunatit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës aktivistët kuqezi të cilët kishin mbledhur kanace në rrugët e kryeqytetit për t’ia dhuruar kunatit të kryebashkiakut.

“Aleanca KuqeZi e sensibilizuar nga halli më i madh që ka kryetari i bashkisë së një milionë banorëve,kanacet, ka mbledhur me dhjetra kanace të cilat do t’ia dhurojë kunatit të Lulzim Bashës. Urojmë që kontributi ynë qytetar të përmirësojë disi jetën e kunatit të Lulzim Bashes” deklaroi përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi Redi Ramaj.

Asambleja Parlamentare PS diskutoi dhe miratoi në parim platformën e strategjia për zgjedhjet e ardhshme elektorale 2013. “Më pak se 260 ditë që kanë mbetur për cdo anëtar e mbështetës të saj do të jenë ditë pune e përpjekje për të arritur fitoren e zgjedhjeve parlamentare. Kjo strategji do të përqohet në të gjithë elektaratin për të dëshmuar arsyet pse nuk duhet të vojtojë qeveërinë e Sali Berishën”.
(sg/shqiptarja.com)