AK: Berisha në Mal të zi
heshti për flamurin shqipta

AK: Berisha në Mal të zi<br />heshti për flamurin shqipta
TIRANE- AK denoncon ashpër deklaratat e kryeministrit Berisha gjatë vizitës që zhvilloi dje në Malin e Zi. Sipas aleancës Kuqezi Berisha vijon të insistojë dhe kundërshtojë bashkim kombëtarë të Shqipërisë me Kosovën, të cilën e kërkojnë shumica e shqiptarëve.

"Zoti kryeministër ju nuk përfaqësoni 10 milionë shqiptarë në rajon që të deklaroni se të shkuarën e trojeve shqiptare të bashkuara nuk e do më askush. Aleanca KuqeZi ju fton që të ruani seriozitetin dhe nëse jeni I bindur për ato cfarë deklaroni ne jemi të gatshëm që çështjen kombëtare t’ia lëmë në dorë sovranit shqiptarë, i cili do të vendosë më pas të zgjedhë klithmat e nacionalistëve që thoni ju apo kundërshtimin tuaj të vazhdueshëm për bashkimin e trojeve shqiptare."

"Aleancas KuqeZi  tërheq vëmëndjen kryeministrit të Shqipërisë që në vend që të merret me klithmat e nacionaliste të shqiptarëve të vertetë do të ishtë me mirë që me po të njetën vendosmëri gjatë vizitës së tij ne Malin e Zi të kishte planifikuar një axhende të qartë mbi ligjin e parlamentit e Malit të Zi që ndalon dhe gjobit ata qytetarë të tij që përdor, valvit dhe ngre flamurin shqiptarë. Është detyrim i kryeministrit shqiptarë të mbrojë simbolin tonë kombetarë, flamurin kuqezi."- nënvizon më tej AK në deklaratën e saj.

AK mbyll deklaratën duke i bërë thirrje mbare kombit shqiptarë "që të mos ndikohet nga deklarata e fundit e kryeministrit te vendit që është bërë nga Mali i Zi dhe nga asnjë deklaratë dashakeqe që kërkon të minimizojë dhe sfumojë ndjenjën patriotike tashmë të rritur të shqiptarëve, por të unifikohet shpirtërisht dhe fikizisht me trojet e tij etnike.Bashkimi kombëtar do të vijë nga shqiptarët jo nga kryeministrat. ” nënvizon në reagimin e saj Aleanca Kuq e Zi.


Më tej AK thotë se Berisha i konsideroi patriotët shqiptarë “ekstremistë” dhe i bën apel kryeministrit të shqetësohet për ultranacionalistët e Malit të Zi. Kryeministri Berisha zhvilloi dje një vizitë në Mal të Zi ku u takua me drejtues të lartë të shteti fqinj.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit