POGRADEC – Aleanca Kuq e Zi bllokoi sot aksin Lin-Pogradec në shenjë proteste ndaj mashtrimit të kryeministrit Berisha dhe kabinetit të ministrave, siç e cilësoi kreu i AK Kreshnik Spahiu, si përgjegjës për mos pagesën e kontraktove dhe vonesat në alokimin e fondeve për përfundimin e këtij aksi.
Sipas kreut të AK, nëpërmjet fushtatë “Përurimi i mashtrimeve” të kryeministrit Sali Berisha, kjo forcë politike do presë shirita në çdo rrugë të papërfunduar.
Kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu në deklaratën e tij përpara qytetarëve pogradecar u shpreh se “do të denoncojë ato miliona euro që qeveria u ka borxh firmave ndërtuese.”
Spahiu deklaroi se rrugët shtrohen dhe zonat urbane zhvillohen vetëm në ato qytete ku “ministrat e qeverisë më të korruptuar kanë blerë pasuritë e paluajtshme, kanë ndërtuar vilat luksoze apo bizneset e tyre me fitime marramendëse.”
Në përfundim të deklaratës së tij Spahiu deklaroi se “mashtrimet e Kryeministrit shtrihen në 28 mijë kilometra katrorë dhe kuqezinjtë do të denoncojnë dhe publikojnë para shqiptarëve mashtrimet e qeverisë.”
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com