KAVAJE - Mëngjesin e sotëm dhjetëra aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë bllokuar aksin kombëtarë Kavajë-Rrogozhinë, i cili prej tre vitesh ende nuk ka përfunduar megjithëse premtimi për mbarimin e këtij aksi.
Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi kanë prerë shiritin e inaugurimit në shenjë proteste ndaj premtimeve të pambajtura të Sali Berisha, që sipas AK-së drejton qeverinë e Shqipërisë dhe jo të shqiptarëve.
Drejtues të Aleancës Kuq e Zi gjatë prononcimit për mediat deklaruan se “shtetasi Sali Berisha ka mashtruar për tre vite me radhë qytetarët e Kavajës për infrastrukturën”.
Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi në qytetin e Kavajës janë zotuar se nuk do të lejojnë hyrjen e Sali Berishës në qytetin që për shumë vite me radhë i ka dhënë votën, votë e keqpërdorur vetëm për qëllime elektorale dhe aspak në shërbim të qytetarëve.
“Gërshërët e mashtrimeve të Sali Berishës nuk do të ndalen dhe ne do denoncojnë çdo rrugë dhe investim të papërfunduar të qeverisë së Sali Berishës në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Korridori 8 nuk përfundoi gjatë 18 viteve të fundit, pasi Sali Berisha e sabotoi pikërisht ndërtimin e këtij korridori që do t’i sillte Shqipërisë përfitime të rëndësishme”, deklaruan përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com