AK: Do ndalim kërkimet e naftës
në detin Jon, kontakte me firmën

AK: Do ndalim kërkimet e naftës<br />në detin Jon, kontakte me firmën
TIRANE- Aleanca Kuq e Zi thotë se ka nisur vendosjen e kontakteve me Kompaninë Norvegjeze “Petrolium Geo Services” për t'i kërkuar të mos bëjë kërkime për naftë në ujrat territoriale të Shqipërisë. “Petrolium Geo Services” me qendër në Oslo është kontraktuar nga qeveria greke për kërkimet për naftë në hapësirën detare greke nga Joni Verior deri në jug të Kretës.

Që prej së dielës anija e parë kërkimore "Nordic Explorer" (ne foto poshte ne te majte) ka nisur kërkimet në zonën veriore të Jonit, pikërisht në pjesën që Shqipëria i fal Greqisë me paktin e detit të firmosur prej dy qeverive, por të hedhur poshtë me vendim të Gjykatës Kushtetuese shqiptare.
Nordic ExplorerAleanca Kuq e Zi do të informojë kompaninë në lidhje me vendimin e gjykatës Kushtetuese datë 15.04.2010 e cila e shpall të pavlefshme marrëveshjen e detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Kjo nisëm e Aleancës Kuq e Zi synon që të informojë kompaninë norvegjeze mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe t’i kërkojë asaj mos zbatimin e urdhrave shoviniste greke për të kërkuar naftë në ujrat territorial të Republikës së Shqipërisë. Informoi sekretari Organizativ i Aleancës KuqeZi Redi Ramaj (foto).

“Kompania “Petrolium Geo Services” e themeluar në vitin 1991 në Oslo të Norvegjisë duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë ose në të kundërt- thotë Aleanca Kuq e Zi- do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për të ndaluar aktivitetin anti-ligjor të qeverisë së Athinës por jo më pak dhe të kompanisë novegjeze.

“Shtetasi Sali Berisha duhet ta ketë të qartë që Shqipëria nuk është han me porta të hapura ku politikat anti-shqiptarëve të miqve të tij në Athinë të implementohen pa problem dhe në kundërshtim me vendimet e institucioneve kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Nëse Sali Berisha ka vendosur që në këtë 100 vjetor të shesë dhe rishesë integritetin territorial dhe dinjitetin e shqiptarëve ne i themi se nuk do t’ia dalë.”- nënvizon Aleanca Kuq e Zi duke shtuar se do të vazhdojë të mbrojë territorin dhe kufijtë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, ashtu siç bëri ditën e djeshme.

QEVERIA GREKE FILLOI TË DIELËN SHPIMET NËN DET

Ashtu siç kishte paralajmëruar, ditën e diel, më 11 nëntor, filluan zyrtarisht kërkimet për naftë në hapësirën detare greke nga Joni Verior deri në jug të Kretës. Kërkimet do të zgjasin 3 muaj e në vazhdim Ekzekutivi grek do të tenderojë zonat me interes kërkimi. Bëhet fjalë për një sipërfaqe detare prej 225.000 kilometra katrorë, ose gati sa dyfishi i sipërfaqes tokësore greke. Licensën e ka fituar kompania norvegjeze Petrolium-Geo-Services, e cila do të mundësojë gjetjen e hidrokarbureve në det falë teknologjive tepër moderne që kjo kompani disponon. Anija e parë kërkimore quhet "Nordic Explorer". Ajo nisi kërkimet në zonën veriore të Jonit, pikërisht në pjesën që Shqipëria i fal Greqisë me paktin e detit të firmosur prej dy qeverive, por të hedhur poshtë me vendim të Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Sipas disa burimeve, është përgatitur drafti i një marrëveshje të re, e cila nuk prek në thelb të parën, duke i lënë Greqisë një sipërfaqe 200-250 kilometra katrorë det më shumë, pikërisht në zonën që tashmë Greqia ka tenderuar për kërkime.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament