AK: Imami përdhosi flamurin
Ministri:Takimi konfidencial

AK: Imami përdhosi flamurin<br />Ministri:Takimi konfidencial
TIRANË – TIRANË - Aleanca Kuq e Zi akuzoi ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë Arben Imami se nuk ka mbajtur flamurin shqiptar në takimet që ka zhvilluar në Maqedoni. “Po përdhosen simbolet kombëtare nga fqinjët tanë. Simbolet po fyhën në sy të shqiptarëvë. Turp për ministrinë e mbrojtjes që u ul në tryezë pa praninë e flamurit kombëtar. Këto janë veprime tendencioze të qeverisë maqedonase. Kjo qeveri ashtu si edhe Mali i Zi ka fobi nga ngjyrat kuq e zi. Heshja e Tiranës zyrtare është gjunjëzim skllavëror. Kjo tregon se simbolet kombëtare janë të cënuara nga drejtuesit e shtetit shqiptar”, thuhet në deklaratën zyrtare të Aleancës Kuq e Zi.

REAGON IMAMI
Një ditë më parë mediat shqiptare në Maqedoni publikuan pamjet e takimit zyrtar të Imamit me homologun e tij maqedonas, ku mungonte flamuri shqiptar.
Në ditën e sotme, ka reaguar zyrtarisht nëpërmjet një deklarate për shtyp vetë ministria e mbrojtjes. “Pas vizitës zyrtare, zoti Imami, pranoi ftesën konfidenciale për një takim informal me zotin Poposki, ministër i jashtëm i Maqedonisë. Ky takim u zhvillua pa protokollin dhe pa axhendën rutinë të takimeve të paravendosura. Takimi është zhvilluar konfidencialisht me kërkesën e z. Poposki, si vlerësim dhe respekt i politikës mbështetse të Qeverisë Shqiptare, që Maqedonia të integrohet në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO”, thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

(aq/shqiptarja.com)

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK