AK: Ministri Imami po hetohet
në SHBA për trafik armësh
Aleanca Kuq e Zi denonci sot trafikun e armëve që kryhet sipas saj, nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami, duke përmendur edhe hetimet që janë ngritur për këtë çështje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
TIRANE – Aleanca Kuq e Zi denoncoi sot trafikun e armëve që kryhet sipas saj, nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami, duke përmendur edhe hetimet që janë ngritur për këtë çështje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Aleancës Kuq e Zi, Ndihmës Prokurorja shtetërore e Majamit në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Eloisa Fernandes ka hapur hetimet kundër kompanive Montenegro Defense Indystry MEIKO nga Shqipëria dhe Sentri Arms INC, hetim i cili lidhet me shkeljen e embargos së tregëtisë së armëve të prodhuara në Kinë, të cilat sipas një vendimi të qeverisë Amerikane të vitit 1989, armët e prodhuara në Kina, nuk mund të rishiten nga kompani e vendeve të tjera drejtë vendeve që kërkojnë t’i bljenë ato.
“Aleanca Kuq e Zi prej dy muajsh ka publikuar dosjen e aferave korruptive të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami dhe ka kërkuar që ky shtetas të ulet në bankën e të akuzuarit nga Prokuroria shqiptare. Kjo gjë nuk ka ndodhur dhe duket se tanimë është momenti i duhur që Prokuroria shqiptare të ndalojë Arben Imamin, në mënyrë që t’i lehtesojë punën Ndihmës Prokurores së shtetit të Majamit në SHBA për të zbardhur skandalet ndërkombëtare të ministrit të Mbrojtjes. Është paradoksale që për një skandal kaq të madh hetimi të nisë fillimisht nga Prokuroria e një shteti të huaj dhe jo nga prokuroria shqiptare.”, -thuhet në njoftimin për shtyp të AK-së.
Sipas Aleancës Kuq e Zi, në dokumentacionin e siguruar nga kjo e fundit, i përpiluar nga Fernandes, “është pasqyryar qartazi itenerari i tregëtimit të armëve të prodhuara në Kinë kalojnë në Shqipëri, eksportohen në Malin e Zi, prej këndej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me destinacion përfundimtarë Meksikën. Saktësisht bëhet fjalë për 30 mijë pushkë të prodhimit kinëz të markës “MODEL 53”.”
Ajo që vlen të citohet nga dokumenti i Ndihmës Prokurorës shtetëtore të shtetit të Majamit Eloisa D. Fernandez, sipas AK, është modeli i armëve që eksportohen nga MEIKO dhe Importohen nga “Montenegro Difens Industri”, armë të prodhuara në kinë prej vitit 1953 deri në vitin 1957 gjë që është e vërtetuar edhe në letër-certifikatën eksportuese të cilën Meiko e ka marrë në dorëzim.
“Aleanca Kuq e Zi përshëndet vendimin e Ndihmës Prokurores së shtetit të Majamit në SHBA për hetimin e tregëtisë së armëve nga shteti shqiptar me vendet e tjera dhe i uron asaj zbardhjen deri në fund të përgjegjësve të skandaleve të tilla aspak të denja për vendet anëtare të NATO’s.”, lexohet në njoftimin për shtyp të AK-së.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4304
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41